Një episod mjaft i sikletshëm ka ndodhur pas ndeshjes Napoli-Chievo, ku protagoniste ishte partnerja e Gigi Buffon e cila është drejtuese në “Sky Sport”. Ilaria D’Amico ka bërë një gafë të madh që ka detyruar edhe kompaninë të dalë në një qëndrim zyrtarë me kërkim faljeje, ajo ka ngatërruar trajnerin Sarri me një tifoz të Napolit që ka vdekur rreth tre vite më parë në Moskë, imazhi i të cilit valëvitet në çdo ndeshje.
“Si ndiheni kur shikoni imazhin tuaj në krah të atij të Maradona-s?”, ka qenë pyetja e D’Amico-s. Trajneri është përgjigjur menjëherë dhe ka zbuluar gafën e gazetares: “Nuk është imazhi im, por i një tifozi të Napoli-t, i cili është ndarë nga jeta gjatë një transferte, por më ngjan pak”.
Të menjëhershme kanë qenë faljet e kompanisë nëpërmjet drejtorit Federico Ferri: “Flamuri i shfaqur në San Paolo, në krah të atij të Maradona-s, ka imazhin e një tifozi të madh të Napoli-t, Pasquale D’Angelo, i ndarë nga jeta 3 vite më parë në Moskë. Nuk është imazhi i Sarri-t. Kemi gabuar dhe kërkojmë falje”.