Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump: Ashpërsinë ndaj Rusisë e tregoj me vepra

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump i prerë: Stop lotarisë amerikane; Kongresi të veprojë menjëherë!

Mes kritikave mbi ftesën që i bëri presidentit rus Vladimir Putin për të mbajtur një takim së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se askush nuk është më i ashpër ndaj Rusisë sesa ai. Disa ekspertë thonë se Rusia ka të ngjarë të kërkojë një takim të tillë të nivelit të lartë për t’iu kundërvënë perceptimit se vendi është izoluar pas helmimit të një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani. Perëndimi ndërmorri veprime të koordinuara duke dëbuar diplomatë rusë si kundërpërgjigje ndaj helmimit të agjentit në Britani, për të cilin Londra ka akuzuar Rusinë.

Pas një takimi me udhëheqësit e tre vendeve baltike të martën, gazetarët e pyetën Presidentin Trump lidhur me kërcënimin nga Rusia dhe marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

“Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë. Por, unë mendoj se mund të kem një marrëdhënie të mirë me Presidentin Putin. Unë mendoj se kjo është e mundur, nëse nuk është e mundur atëherë ju do ta kuptoni këtë”.

Presidenti Trump tha se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara janë përqëndruar në eksportimin e sasive më të mëdha të naftës dhe të gazit, dhe në rritjen e investimeve në ushtrinë amerikane, dy gjëra që ndoshta nuk i pëlqejnë Rusisë.

Por ekspertët thonë se përshkallëzimi i tensioneve pas helmimit të një agjenti të dyfishtë rus në Britani, për të cilin Rusia thotë se nuk është përgjegjëse, e bën të papërshtatshme kohën e ftesës së Presidentit Trump drejtuar Putinit për një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo nuk është koha për të ftuar presidentin Putin në Shtëpinë e Bardhë për një takim shtetëror me nderime të larta, kur ju në thelb po dëboni diplomatët rusë”,thotë Mark Simakovsky nga Këshilli Atlantik.

“Komunikimi i rregullt me Presidentin Putin është një gjë e përgjegjshme dhe diçka që e kemi bërë me rusët edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë. Por, është kohë e gabuar për mbajtjen e një takimi në Moskë ose në Uashington”, thotë analisti Luke Coffey nga Fondacioni Heritage.

Hera e fundit që një president rus u ftua për një takim në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 2005, nga ish-presidentin George W. Bush. Ekspertët thonë se anëtarët e ardhshëm të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump ka të ngjarë ta kundërshtojnë ftesën e tij.

“Pra, nëse ai dëshiron, është shumë e mundur që kjo të ndodhë, por do të ketë rezistencë të konsiderueshme në Shtëpinë e Bardhë për këtë. Unë mendoj se këshilltari për sigurinë kombëtare Bolton dhe sekretari i ardhshëm i shtetit [Mike Pompeo] do të kenë rezerva të forta për kohën e një takimi të tillë”, thotë eksperti Mark Simakovsky.

Ekspertët e tjerë thonë se rusët kanë synuar të sigurojnë një ftesë që kur Presidenti Trump mori detyrën. Richard Weitz, Instituti Hudson:

“Rusët kanë kërkuar një takim të tillë që kur Presidenti Trump fitoi zgjedhjet. Ata panë se si marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, Japoninë dhe me vende të tjera u përmirësuan pasi Presidenti Trump u takua me udhëheqësit e tyre”.

Analit Richard Weitz nga Insituti Hudson thotë se duhet të ketë një njoftim të madh, një përparim të rëndësishëm, për ta bërë të vlefshëm një takim në Shtëpinë e Bardhë, shkruan voa.

Tags: Ashpërsinëe tregojndajRusisëTrumpvepra

TË LIDHURA

Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit
Bota

Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit

13:52 | 10/04/2026
Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme
Bota

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

12:43 | 10/04/2026
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet
Bota

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
Next Post
Manchester City po shkatërrohet, Mane shënon supergol (Video)

Manchester City po shkatërrohet, Mane shënon supergol (Video)

De Rossi shënon supergol, por në portën e gabuar (Video)

De Rossi shënon supergol, por në portën e gabuar (Video)

Llalla kalon kufijtë e Shqipërisë, Gjermania: Si i ka pastruar paratë “peshku i madh” i Prokurorisë

Adriatik Llalla nën hetim për 4 vepra penale







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit
Bota

Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit

by mirseda
13:52 | 10/04/2026
0

Gjatë disa javëve të fundit, lundrimi nëpër Ngushticën e Hormuzin ka qenë një çështje jashtëzakonisht e rrezikshme...

“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha:

“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha:

13:49 | 10/04/2026
Aksident në Elbasan: 18-vjeçari përplas të miturin, në kërkim

Aksident në Elbasan: 18-vjeçari përplas të miturin, në kërkim

13:38 | 10/04/2026
I dënuar me 2 vite burg për plagosje, arrestohet 27-vjeçari në Fier

I dënuar me 2 vite burg për plagosje, arrestohet 27-vjeçari në Fier

13:34 | 10/04/2026
I vodhi çantat me para dy personave në oborrin e spitalit, arrestohet 14-vjeçari në Shkodër

I vodhi çantat me para dy personave në oborrin e spitalit, arrestohet 14-vjeçari në Shkodër

13:23 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com