Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edi Rama kapet shah mat nga frika e tij

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edi Rama kapet shah mat nga frika e tij

Nga Enkel Demi/ Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kishte muaj e vite që nuk e bënte dot. Edi Rama dhe vetëm Edi Rama është frymëzuesi dhe legjitimuesi i kësaj proteste, e cila ka të gjitha gjasat mos të jetë më një flakë kashte. Tani, demonstruesit nuk janë më kuksianë të revoltuar për taksën, as vandalë si i pëlqeu atij t’i quante. Ata janë një lëvizje e mirëfilltë politike. Për fat të keq të Edi Ramës, kjo është një lëvizje që e shpiku ai vetë, e cila nuk vihet dot nën kontroll nga opozita, gjë që do të thotë se nuk ka kurrfarë mundësie ta ulë në tryezë bisedimesh dhe ta joshë si ia bëri mendjen Lulit çorap më 18 maj të vitit të shkuar.

Edi Rama, i udhëhequr nga instikti më i pabesë i njeriut, nga frika, ia doli që të krijojë në pak ditë një front kundërshtie, të cilin nuk e përcakton dot ideologjikisht, sepse është një bashkim revolte të gjithëkujt për hesap të vet. Ke atje padyshim malësorë që i ka prekur në nder, se i ka rrahur dhe ata kanë krejt tjetër etnopsiqikë thotë Agim Doçi. Ke komunistë si Qorri, nacionalistë si Hoxha, Peçi kondra si Goxhaj me Shkurtin, nacional-majtistë si Gjikondi, aktorë si Derhemi, patriotë si Kalaja, pishtarë demokracie si Lusha dhe padyshim rreth tyre po bën përpjekje të grupohet opozita e stërmunduar nga intriga e Ramës. Me këtë front që krijoi me dorën e tij dhe metodologjinë e kërbaçit të shokut Veri, nuk i ka mbetur asnjë rrugë shpëtimi. Bisedime me ta nuk bën dot, se i ka plasur brenda dhe i thotë prokurores t’i çojë në syrgjyn. Është kapur shah mat dhe ka zgjedhur t’i shtypë. Për herë të parë qysh kur erdhi në pushtet, gaboi, por shumë rëndë, sepse u udhëhoq nga instikti i tij i vetëm që nuk e kontrollon dot, nga frika.

Atë që nuk bëri me armët kimike, po e bën tani. Ka zgjedhur shtypjen, ka zgjedhur dhunën e aparatit shtetëror. Tani, si gjithë pararendësit e tij që kanë bërë këtë zgjedhje fatale, përfshi këtu Sali Berishën, nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të numërojë ditët përsa kohë do të qëndrojë ende në pushtet.

Sak në ditët, kur ishte njeriu më i fuqishëm në këtë tokë, kur bënte kohën e mirë dhe të keqe, kur tallte trapin me kundërshtarët politikë, kur i thoshte opozitës se nuk i çohej ai miku, kur e bëri copë LSI-në duke i blerë nga këshilltarë, drejtorë e deputetë, i dalin ca malësorë Kukësi që jetojnë ende në folklor. Këtu nis tragjedia e tij epike.

Edi Rama, e njeh shumë mirë politikën, intrigën e saj, është një mjeshtër i saj, ka durim kinezi ta thurë dhe vërë në zbatim sherrnajën. Ka fituar gjithmonë, kurrë nuk ka humbur qyshkur erdhi nga Parisi, falë kjo aftësisë së tij gjeniale prej politikani ballkanik. Ka fituar para me thes, por nuk i ka shpenzuar si kasta e Nanos a Berishës. I ka përdorur vetëm për të blerë politikën, ndërkombëtarët, votat, popullin. Prandaj, mendonte se ishte prijësi që do të ikte nga pushteti, vetëm kur të vendoste i Gjithëpushtetshmi. Ka veç një gabim të madh Edi Rama; nuk njeh shqiptarët, sepse nuk i kanë hyrë në punë, nuk i janë dashur kurrë. U mjaftua me mekanizmin elektoral të forcës ish-komuniste që drejton dhe aty ku nuk i pinin ujë komisarët e partisë hidhte paret. Shqiptarët janë mercenarë qysh në kohën e Ilirisë dhe do e bëjnë gjithë jetën luftën e tjetrit. Por, Edi Rama nuk e dinte që këta njerëz të egër me të vërtetë e ulin kokën, i nëpërkëmbë, por ama për një plesht djegin jorganin. Ja kaq e thjeshtë është. Tani besoj e ka mësuar, por është vonë; malësorin shtype, vrite, varfëroje, por mos e rrih, mos e prek me dorë. Kurrë nuk do ta marrë vesh një tosk si puna ime këtë kod, por meqë ca vite i kam kaluar me ta, kaq e di dhe e kam marrë për të mirëqenë.

Ky i rrahu, kështu tani do që t’i shtypë, sepse e ka kuptuar që e dreqosi që i rrahu, prandaj ka frikë dhe frika e bën të dhunshëm, dhe dhuna të përkohshëm./Javanews/

Tags: “kapet”e tijedi ramafrikaMatshah

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Salah tund rrjetën e “fantastikëve” të Guardiolas (Video)

Salah tund rrjetën e “fantastikëve” të Guardiolas (Video)

Supergol, Liverpool shënon të dytin (Video)

Supergol, Liverpool shënon të dytin (Video)

Trump i prerë: Stop lotarisë amerikane; Kongresi të veprojë menjëherë!

Trump: Ashpërsinë ndaj Rusisë e tregoj me vepra







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

EMRI/ Sherr mes disa personave në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën pas plagëve në kokë, plagoset i biri
Aktualitet

EMRI/ Sherr mes disa personave në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën pas plagëve në kokë, plagoset i biri

by mirseda
16:29 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas...

Sherri në zyrat e IKMT-së, shpallet në kerkim Klesti Çela! Dhunoi brenda institucionit drejtorin

Plagoset aksidentalisht një grua në Kamëz, detajet e para

16:19 | 03/04/2026
E rëndë në Durrës, 17-vjeçari humb jetën në shkollë

E rëndë në Durrës, 17-vjeçari humb jetën në shkollë

16:13 | 03/04/2026
Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, autori ende në kërkim nga policia

Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, autori ende në kërkim nga policia

16:10 | 03/04/2026
Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

15:47 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com