Shtetet e Bashkuara janë alarmuar nga të shtënat me armë zjarri pranë selisë së “YouTube”. Ngjarja ka ndodhur në San Bruno të Kalifornisë, ku gjendet edhe selia e YouTube.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe rrethimin e zonës.
Nga mediat amerikane deri tani është mësuar se një vajzë 20-vjeçare është plagosur. Dëshmitari i ngjarjes Michael Finn tha për mediat se e reja u plagos në këmbën e majtë. Ngjarja ka sjellë panik tek rrejti social i videove “YouTube”.
Sipas raportimeve të medieve amerikane, shërbimet e emergjencave kanë mbërritur në vendin ku janë dëgjuar të shtënat, ndërsa policia paralajmëron publikun të qëndrojë larg zonës, ku po krijon edhe perimetrin e sigurisë.