Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Befason Zidane: I kam shumë borxhe Juventusit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Befason Zidane: I kam shumë borxhe Juventusit

Zinedine Zidane në prag të sfidës me Juventusin, ekip me të cilin ka luajtur gjatë kohës që ishte lojtarë ka dhënë një intervistë për “Uefa.com”. Trajneri francez është ndër të paktët që ka fituar gjithçka edhe si futbollist edhe si trajner në këtë sport, por ai është shprehur se kënaqësia më e madh vjen kur fiton si trajner. Por Zizu nuk e ka harruar asnjëherë eksperiencën tek Juventus dhe është shprehur se i ka shumë borxhe.

A e imagjinonit dot të kishit kaq shumë suksese si trajner i Real Madridit?

Duke qenë në këtë klub, me një histori të pabesueshme, e dija se mund të fitonim shumëçka. Kjo është historia e këtij klubi, është ADN-ja e këtij klubi, e këtij ekipi. Kam fituar shumë gjëra si lojtar, mendova se mund ta bëja edhe si trajner. Tani, është e vërtetë që fitimi i tetë titujve në dy vite nuk ishte diçka që e imagjinoja. Por, kjo është ajo, që është bërë. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar tituj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është ADN-ja e këtij klubi.

Cili është ndryshimi midis triumfeve si lojtar dhe duke e bërë këtë si trajner?

Kam fituar si lojtar. Sot, duke qenë përgjegjës për 25 lojtarë, ka më shumë gjëra për të bërë. Tani më kujtohet Carlo Ancelotti, i cili më pati thënë: “Ju do të shihni çdo të thotë të jesh trajner, sepse kjo është ajo që do të ndodhë me ju. Ju do ta matni atë rol vetë: duke fituar si trajner është shumë më e bukur, shumë më e vështirë. Dhe ai kishte të drejtë”.

Real Madridi ka 12 Kupa Europiane (Champions)…

Real Madridi ka një histori të veçantë me këtë kompeticion. Sot ne jemi aktorë, që përpiqemi të përjetësojmë traditën. Ne jemi duke u përpjekur të themi se kemi mundësi ta fitojmë Champions-in edhe një herë, këtë vit. Madje, jemi në gjendje më shumë se vitin e kaluar për ta mbrojtur titullin tonë.

Çfarë do të thotë Real Madridi për ju?

Gjithçka. Çdo gjë, sepse ky klub më dha gjithçka. Më kujtohet presidenti Florentino Pérez, i cili më solli këtu. I kam borxh gjithçka. Falë tij luajta dhe jam trajner me këtë superklub. Kështu, i detyrohem gjithçka presidentit tim dhe këtij klubi, pastaj të gjithë këtyre njerëzve, të gjithë këtyre tifozëve, të cilët gjithmonë kanë treguar respektin dhe dashurinë e tyre. Kjo është historia, unë shpresoj se ajo vazhdon.

Keni luajtur edhe për Juventusin…

Mendoj se Juventusi ishte, gjithashtu, një trampolinë e rëndësishme për mua. Unë u largova nga Bordo (Francë) dhe erdha në një klub shumë të njohur. Isha shumë i mirëpritur nga një trajner, Marcelo Lippi, i cili më shoqëroi dhe më bëri të progresoj. Ky klub më bëri të rritem si lojtar dhe si njeri. Unë i kam borxh shumë gjëra Juventusit. Kjo është arsyeja pse nuk luajta në shumë klube, në karrierën time.

Finalja e Cardiff-it…

Ishte pak nga të gjitha. Nuk mjaftoi vetëm fjalimi im para lojtarëve. Ishte vetë dëshira e lojtarëve për të fituar. Kur hymë në pjesën e dytë, ishim më të vendosur. Gjërat shkuan mirë.

Krahasimi i ndeshjes së të martës me finalen e Cardiff-it?

Çdo gjë do të jetë ndryshe. Mund të kemi qenë dy herë radhazi kampionë, por kjo nuk na ndihmon. Ky fakt thjesht na lejon të themi se duam të mbrojmë titullin tonë, por asgjë më shumë. Gjithçka do të jetë e nevojshme të provohet në terren, ku duhet të jemi efikas, madje edhe më shumë se vitin e kaluar. Dhe do të jetë një ballafaqim shumë i vështirë.

Tags: befasonborxheJuventusitKamshumëzidane

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Zjarr te “ish-frigoriferi”, rrezikohen 2 banesa

Zjarr te “ish-frigoriferi”, rrezikohen 2 banesa

Botërori 2026 në Korenë e Veriut, Kim Jong dashuron futbollin

Botërori 2026 në Korenë e Veriut, Kim Jong dashuron futbollin

Artistët në protestë me kuksianët/Arben Derhemi: Edhe unë jam “barbar”, Rama ik

Artistët në protestë me kuksianët/Arben Derhemi: Edhe unë jam “barbar”, Rama ik







JU REKOMANDOJMË

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

09:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

by mirseda
10:15 | 20/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për ndyrshim mase...

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com