Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për dialog mbi politikën tregtare në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Këto komente Merkel i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Kancelarja ka bërë thirrje për dialog në procesin në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, mbi politikën tregtare, duke marrë parasysh rregullat që bazohen në sistemin tregtar ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Merkelit.
“Ndërkaq, sa i përket sulmit me agjent nervor në Salisbury, kancelarja dhe presidenti kanë shprehur solidaritetin e tyre me Britaninë. Të dy kanë mirëpritur veprimet e shteteve evropiane dhe aleatëve të NATO-s dhe e shohin atë si sinjal të fortë të unitetit karshi veprimeve të Rusisë”, thuhet në deklaratë.