Ka disa ushqime që mund t’i përdorni pa u frikësuar edhe nëse kanë kaluar muaj që ju i keni në kuzhinën tuaj. Ato janë rezistente dhe nuk rrezikojnë shëndetin tuaj.
Mjalti
Mjalti kurrë nuk mund të prishet. Mund të ndryshojë ngjyrën dhe të bëhet kristalizuar, por mund të përdoret sërish për t’u ngrënë. Mjafton ta zhysni në një enë me ujë të nxehtë që të shkrijë. Mbajeni larg nga dielli, në një zonë të freskët dhe të thatë.
Orizi
Edhe nëse krijon shtresa pluhuri të bardhë, orizi është po aq i mirë sa edhe ditën e parë.
Uthulla e bardhë
Nuk mund të prishet kurrë. Mbetet gjithmonë e freskët.
Kripa
Çdolloj kripe mbetet e mirë dhe e freskët, pavarësisht viteve që kalojnë. Ruajeni nga nxehtësia e tepërt dhe në kavanoza të mbyllur.
Mielli i misrit
Një ushqim tjetër që kurrë nuk shkon kot është edhe mielli i misrit. Mbajeni në vende të thata dhe të freskëta.