Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Skandali i privatësisë, Zuckerberg humb miliarda dollarë për dy ditë

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Skandali i privatësisë, Zuckerberg humb miliarda dollarë për dy ditë

Shënohet dita më e keqe ndër katër vite për vlerat e aksioneve të Facebook për të dytën ditë rresht, me -3% . Facebook vlen 49.4 miliardë dollarë më pak në bursa këtë javë. Kriza është zgjeruar përtej Facebook-ut, duke shkaktuar rënie për kompani të tjera të rrjeteve shoqërore si Twitter (-10%) dhe Snap Inc. (-3%).

Investuesit e tregjeve të bursave e ndëshkuan kompaninë pas skandalit me “Cambridge Analytica”, e cila është angazhuar në fushatën zgjedhore të Donald Trump-it në vitin 2016, duke marrë informacione private nga 50 milionë përdorues me qëllimin për t’u ndikuar votën.

Facebook është bërë një nga kompanitë më të çmuara në Amerikë, me vlerë tregu prej 488 miliardë dollarësh. Vetëm humbja prej 49.4 miliardë dollarësh është më e madhe se vlera totale e kompanive si Ford, eBay apo Delta.

Ligjvënësit në SHBA dhe Britani i kanë kërkuar themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, të dëshmojë për rrjedhjen e të dhënave dhe për politikat që ka Facebook mbi mbrojtjen e privatësisë.

Zuckerberg  zotëron rreth 400 milionë aksione të Facebook. Ai vetë ka humbur 6.8 miliardë dollarë që të premten.

Aksionet që vazhdon të mbajë vlejnë rreth 70 miliardë dollarë dhe pozicioni i tij në kompani është i sigurt, pasi kontrollon votat e shumicës së aksionerëve.

“Lajmet negative nëpër media dhe mundësia e vendosjes së rregullave të reja, më të rrepta, kanë bërë që investuesit të heqin një pjesë të aksioneve nga Facebook”, tha Benjamin Schachter, analist te “Macquaire Capital”.

Facebook i fiton të ardhurat duke shitur reklama brenda platformës së tij. Nëse përdoruesit nuk futen, nga frika e humbjes së privatësisë, kompanitë dhe reklamuesit fillojnë të shpenzojnë më pak dhe i gjithë modeli i kompanisë mund të vihet në rrezik.

“Ulja e përdoruesve ose rritja e reklamave janë rreziqet më materiale për vlerën në treg”, shkruan analisti Brian Nowak i “Morgan Stanley”.

Të dy analistët presin që Zuckerberg të përgjigjet me sulm, të zbusë presionin nga ligjvënësit dhe të rikthejë besimin e investuesve.

“Presim që Facebook të japë më shumë siguri në lidhje me gabimet e bëra, me veprimet e paqëllimshme që janë shkaktuar nëpërmjet platformës, dhe të tregojë se synon t’i ndreqë”, tha Novak.

 

 

Tags: miliarda dollarëprivatesiskandaliZuckerberg

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Nga “delja e zezë” në kriminelë, shqiptarët kërcënim për Francën

Nga “delja e zezë” në kriminelë, shqiptarët kërcënim për Francën

Habit gazetari: Edi Rama ka një vëlla rus

"Amerika i vë Ramës kusht, qeveria e tij nën hetim"

21 Marsi, dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi, dita Botërore e Sindromës Down







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com