Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Asqeriu: Në Teatrin Kombëtar ka minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti; Por Rama na fyeu më shumë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Asqeriu: Në Teatrin Kombëtar ka minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti; Por Rama na fyeu më shumë

Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Bujar Asqeriu tha se kryeministri Edi Rama i ka fyer artistët me mënyrën se si paraqiti projektin e qeverisë për teatrin kombëtar. Asqeriu deklaroi se Rama paraqiti një projekt pa u konsultuar, pa një histori. Ai shtoi se ishte shumë i gabuar prezantimi i projektit dhe duke gjykuar në këtë sens, Asqeriu tha se duhet të ketë shumë dyshime brenda.

Gjithashtu, aktori foli dhe për gjendjen aktuale të teatrit. Aqeriu tha se në Teatrin Kombëtar ka viruse, minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti.

Këto mendime Asqeriu i tha dje gjatë një takimi të artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, në po në të njëjtin vend.

 “Duke lexuar me vëmendje mendimin e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë dhe duke diskutuar këto ditë se si do shkojë ky problem, që na takon jo vetëm ne si aktorë që luajmë në këtë teatër, por të gjithë publikut të Tiranës, i takon gjithë shqiptarëve, se kemi të bëjmë me një ngrehinë shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me identitetin kombëtar, me historinë tonë të këtyre viteve dhe është shumë e rëndësishme të marrësh një vendim.

Shpejtësia me të cilin u paraqit ai projekt, i pakonsultuar, pa një histori, ishte shumë i gabuar dhe duke gjykuar në këtë sens, duhet të ketë shumë dyshime brenda.

Duke qenë i pakonsultuar dhe pa marrë mendimin të paktën e atyre që kishte ftuar në atë paraqitje të projektit. As i pyeti fare dhe për mua ishte fyerje shumë e madhe, as i pyeti fare.

Ka një gjë miqtë e mi, teatri eksiztues është i kalbur në të tëra drejtimet, sepse prej vitesh nuk është derdhur asnjë bojë, asnjë gozhdë, asnjë kompensatë, asnjë xham, asnjë gjë.

Po kush është me e rrezikshmja për mua, është që në të gjithë prapavijën e skenës së Teatrit Kombëtar gëlojnë viruse shumë të rrezikshme për shëndetin e artistëve, që mund të invadojnë edhe publikun.

Deri te trungjet mund të kenë marrë në thellësi mikrobe dhe viruse. Ndaj, rikonstruksioni i këtij teatri duhet të jetë me themel.

Kur erdhi drejtori i ri para 5 vjetësh, Hervini, porosia e parë që i dhashë ishte: merr Institutin e Shëndetit Publik me pompa me ilaç për dezinfektimin e hapësirës skenike, sepse ka qenë një ekzemplar, që një aktoreje i ka ikur zëri kur vajti tek otojatri dyshoi për ekzistencën e viruseve në këtë ambient.

Merr institutin me lloj-lloj ilaçesh kanë vrapuar minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti. Kjo është e vërteta.

Ndaj, dëshiroj që të bëhet një teatër i ri. Ja mendoni ju të dashur miq, ja fantazia e profesor Kapexhiut, e solli një mendim, mendoni të mbledhësh gjithë arkitektët shqiptarë, burrat dhe vajzat e talentuar, të marrësh mendim nga institutet e arkitekturës italiane që e njohin mirë këtë strukturë, madje ata dhe me fonde mund të ndihmojnë për ta rindërtuar, për ta rigjeneruar, për t’i dhënë jetë këtij ansambli të jashtëzakonshëm.

Brezat do të vijnë dhe do të ikin, pse jo të mbajnë mend diçka nga historia jonë, nga shpirti ynë, nga ata që nuk jetojnë më.

Atyre mund t’u vësh yje në mermer, por ata aromën, poltronat, madhështinë e kanë atje.

Kolltuku i Molierit ruhet dhe sot e kësaj dite. Këtë nuk e bënë me mermer e shandanë, ai kolltuk ku u ul Molieri është sot dhe kësaj dite. Kemi luajtur në Globin e Shekspirit të 1600-ës.

Kishte një skenë të vogël, të ngritur 1 metër e gjysmë nga toka, plateja ishte beton e gjitha, komunikonte me qiellin e hapur dhe kishte tre-katër lozha me dërrasë, në formë potkoi. Po çfarë emocioni kishte atje?! Sa gjë e madhe ishte ajo. Spektatorët në plate rrinin në këmbë. 1500 veta rrinin në këtë formë prej patkoi në lozha. Ne këto kemi, t’i ruajmë”, tha Asqeriu.

Tags: Asqeriububuzhelafyeulloj-lloj insektiMaceminjramashumëTeatrin Kombëtar

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Kultura

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

15:23 | 24/12/2025
Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit

12:29 | 24/12/2025
Next Post
Aubameyang: Ja pse zgjodha Gabonin para Spanjës e Francës

Aubameyang: Ja pse zgjodha Gabonin para Spanjës e Francës

SHBA dhe BE kritikojnë ashpër Facebook-un

SHBA dhe BE kritikojnë ashpër Facebook-un

E shkarkoi Partizani, Starova firmos me ekipin e Superligës

E shkarkoi Partizani, Starova firmos me ekipin e Superligës







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com