Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Në kujtim të Hadrianit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Në kujtim të Hadrianit

Nga Marin Mema/ Ai quhet Hadrianopoli dhe nuk është ekzagjerim të thuhet se që kur e dëgjon në emër, të lind kureshtja për të ditur se çfarë përfaqëson. Dhe ajo që përfaqëson është po aq interesante sa tingëllon mënyra se si kanë zgjedhur ta quajnë.

Hadrianopoli është një vendbanim i lashtë i vendosur në luginën e Drinos jo larg qytetit të Gjirokastrës, madje shumë afër rrugës kryesore. Pasi Antigonea përfundoi e shkatërruar dhe e djegur nga ushtritë e konsullit romak Pal Emili në vitin 167 para Krishtit, mesa duket në atë moment u mendua se ngritja e Hadrianopolit do të ishte mënyra më e mirë për të bërë zëvendësimin. Emërtesën e mori nga perandori Hadrian, i cili ishte ideatori i planit urbanistik, që edhe në gjurmët e sotme dëshmon se ka qenë i realizuar me kujdes. 

3500 deri në 4000 spektatorë ishte kapaciteti i një teatri që ka qenë i vendosur në njërin prej skajeve të vendbanimit, ndërsa vetë Hadrianpoli përfshinte një hapësirë rreth 16 hektarë në veri dhe lindje të teatrit deri në takimin me lumin Drino. Interesant është fakti se brenda qytetit ishte ndërtuar një ujësjellës, i cili garantonte furnizimin e tij me ujë, por sigurisht kishte edhe ndërtesa të tjera.

Siç qartësohet edhe në Hartën Arkeologjike të Shqipërisë, një vepër e publikuar nga profesorët Muzafer Korkuti, Neritan Ceka dhe Apollon Baçe nën kujdesin e arkeologut francez Pierre Cabanes, qyteti ka dhuruar edhe një sërë objektesh të periudhave të ndryshme të jetës së tij. Mes tyre bijen në sy qeramikat, fragmentet e kupave, monedhat , amforat e zbuluara në zonën e nekropolit e mjaft elementë të tjerë .  

Për fat të keq, Hadrianopoli mbetet i panjohur nga masa e gjerë ndonëse është një pikë e vizituar nga turistët e huaj, kjo si pasojë e mungesën së studimeve të thelluara, që do të riprodhonin më të plotë historinë e tij. Ajo që dihet është se gërmimet e para arkeologjike janë zhvilluar diku në vitet 1979 – 1982, duke nxjerrë në dritë përveç të tjerave edhe gjurmët e nekropolit.Nëse do të ndaleshim në fatin e jetëgjatësisë së tij mund të themi se sipas arkeologëve, mungesa e qeramikës së shekullit të IV – VI , ndërtimet e varfra, pa vlera arkitektonike dhe shtresa e dobët kultorore  tregojnë degradimin e qytetit deri në një vendbanim fare të vogël, aq sa nisi të venitej para shekullit VI, atëherë kur qendra po spostohej gjithnjë e më shumë drejt pikave të tjera më të sigurta. 

Në përgjigje edhe të dyndjeve barbare, rindërtimi në këtë periudhë i fortifikimit të jashtëzakonshëm të Melanit, nënkupton arsyet e zhvendosjes së banorëve në këtë pikë më të sigurt.

E pra, ndonëse në pamje të ftohta e të ngurta, monumentet flasin. Flasin përmes vlerave të jashtëzokonshme historike dhe kulturore që mbajnë. Ndaj sadopak që ka mbetur në Hadrianopoli padyshim që ai vlen të vizitohet, për të prekur gjurmët e histories së lashtë.

Tags: AntigoneaDrinoHadrianitkujtim

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Miku i ngushtë i Ronaldos: Mund ta mbyllë karrierën tek Newcastle

Miku i ngushtë i Ronaldos: Mund ta mbyllë karrierën tek Newcastle

Opozita pa datë për protestën, por me objektiv të qartë; kërkon rrëzimin e Ramës

LSI-në e braktisin edhe këshilltarët e Skraparit; Po tani çdo thotë Monika?

Manaj luan “pistë” për të qenë me kuqezinjtë, i sulen tifozët

Manaj luan “pistë” për të qenë me kuqezinjtë, i sulen tifozët







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com