Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Marshimi i Ramës me veshë të dyllosur

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Marshimi i Ramës me veshë të dyllosur

Nga Andi Bushati/Kjo e enjte në parlament, më tepër se për sherrnajën e zakonshme pozitë-opozitë do të mbahet mend për një gjest simbolik të Edi Ramës: mbylljen e veshëve me kufje, ndërkohë që Basha dhe Kryemadhi flisnin në tribunën e kuvendit.

Dhjetra filmimet dhe qindra fotot e kryeministrit që dëgjonte muzikë teksa kundërshtarët rreshtonin njëmijë e një të zeza për të, do të mbeten me siguri mes imazheve më sinjifikative të këtij pushteti.

Ato do të mbahen mend si të tilla, jo sepse ai sfidoi kritikët e tij politikë, që shpesh herë janë të padëgjueshëm edhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Ato do të mbahen mend se, me atë akt, ai mishëroi një nga imazhet që karakterizojnë fund e krye qeverisjen e tij.

Edi Rama me veshë të bykosur përpara atyre që mendojnë ndryshe, është pamja që i shkon më shumë viteve të rilindjes.

Ai është sot i paaftë të dëgjojë aktorët e teatrit të cilët i thonë se shtëpinë e tyre s’mund ta përdorë si një mjet allishverishesh për t’i falur tokë publike njërit prej klientëve të tij.

Ai është i paaftë të dëgjojë naftëtarët e Ballshit që vazhdojnë t’i kërkojnë pagat e premtuara nga “investitori i fuqishëm amerikan” që do të sillte në ARMO.

Ai është i paaftë të dëgjojë fshatarët e Fierit që nuk pranojnë të helmojnë jetën e fëmijëve të tyre, vetëm se me anë të një koncesioni grabitës të inceneratorëve, ai do të pasurojë disa nga ministrat e tij.

Ai është i paaftë të dëgjojë arkitektët dhe urbanistët që po e akuzojnë se po zhduk cdo gjurmë të traditës në kryeqytet. Ai është i paaftë të dëgjojë alarmin e ekonomistëve, se kullëzimi i Tiranës mund të rezultojë si një histori e re piramidash.

Ai është i paaftë të dëgjojë FMN dhe Bankën Botërore që e këshillojnë t’i japë fund PPP dhe koncesioneve që do e zhysin në nivele të papërballueshme borxhin, që tani për tani mbahet i fshehtë.

Ai është i paaftë të dëgjojë paralajmërimin e “Basel AML Index” që tregon me shifra për rrezikun e shtuar të pastrimit të parave në Shqipëri.

Ai është i paaftë të dëgjojë raportin e “Doing Bussines” që tregon se kemi humbur 7 pikë në klasifikim dhe se mundësia për të bërë biznes është vështirësuar në vend.

Ai është i paaftë të dëgjojë shifrat e  “Transparency International” që na rendit mes shteteve më të korruptuara në Evropë.

Ai është i paaftë të dëgjojë ata që i kujtojnë se në pesë vite pushtet nuk arriti të sjellë asnjë investim të madh të huaj në vend.

Ai është i paaftë të dëgjojë antimafien italiane që i ka thënë troç se gjatë pushtetit të tij zbarkimi i drogës drejt bregut përballë është rritur ndjeshëm.

Ai është i paaftë të dëgjojë ndërkombëtarët që i përsërisin se deklarata si ato të një presidenti të përbashkët, vetëm sa i fryjnë zjarreve të kota të nacionalizmit ballkanik.

Ai është i paaftë të dëgjojë gazetarët kritikë, të cilëve u shmanget totalisht nga përballjet dhe i ka zëvendësuar me Niko Peleshin apo Ogerta Manastirliun në rolin e reporterit të ER TV.  

Pikërisht për të gjitha këto, imazhi i një kryeministri që ecën përpara duke mbajtur veshët mbyllur i shkon për bukuri Edi Ramës.

Por, për këdo që e ka ndjekur që në fillim trajektoren e tij, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillimet e qeverisjes Rama premtoi se do të drejtonte duke dëgjuar edhe ata që mendonin ndryshe nga ai.

Madje bëri për këtë një akt madhor, mbajti dhe një fjalim, nga më të mirët e vet si kryeministër, kur arriti t’u thotë jo amerikanëve për armët kimike, vetëm e vetëm për të dëgjuar zërin e protestuesve që kishte poshtë zyrës.

Por, që atëherë ka rrjedhur shumë ujë. Kriminalizimi i qeverisjes, zhytja e saj në afera, babëzia dhe deliri i pushtetit të gjatë e detyruan edhe atë të vërë kufjet.

Të vazhdojë të marshojë pa dëgjuar më. Duke ndjekur traditën tashmë të njohur të atyre që kanë mbretëruar gjatë, që nga Nano deri tek Berisha, të cilët kur kanë parë se përdorimi i pushtetit i ka mundur, nuk kanë preferuar ta lënë atë, por janë kacavjerrë pas tij me veshët mbyllur.

Edhe me Ramën po ndodh e njëjta gjë. Ai e ka kuptuar se qeverisja e tij ka marrë tatëpjetën.

Prandaj ka vënë kufjet. Duke u shfaqur përpara publikut me atë imazh simbol që s’do ta përshkruanin dot as mijëra fjalë. (Lapsi)

Tags: dyllosurMarshimiRamësveshë

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Igli Tare: U bëra drejtor sportiv nga një “çmenduri” e Lotitos

Tare: Do shkruajmë historinë, lojtarë largohen edhe nga Barça e Reali

Zbardhet skandali/Deputetja: Koncensionari ndërton portin e pamiratuar në Porto Romano

Zbardhet skandali/Deputetja: Koncensionari ndërton portin e pamiratuar në Porto Romano

Gaz Demi ia beson Partizanin Olsi Ramës

Shtohen problemet tek Partizani, Olsi Ramës i vjedhin identitetin







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com