Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka komentuar vendimin e Ivanovit për të mos e nënshkruar ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Duke e kundërshtuar totalisht, Zaev tha se vendimi i Ivanov është një “shkelje flagrante të Kushtetutës, por edhe qyqarllëk”.
Ndërkohë, nga ana tjetër kryeministri maqedonas tha se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni dhe nuk do ta rrënojë të ardhmen e saj të përbashkët. Ai ka bërë apel që Ligji të vihet në përdorim, të respektohen institucionet, kurse Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venedikut të deklarohen për këtë ligj.
Në Forumin për sundimin e ligjit në Evropën Juglindore, Zaev bëri thirrje që t’i jepet mundësi shoqërisë shumë-etnike të Maqedonisë.