Në Nion të Zvicër është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League. Janë tetë skuadra që do të përballen me njëra-tjetrën për tu përcaktuar më pas gjysmë-finalistet e kompeticionit.
Çifti i parë është Barcelona-Roma, ku këto të fundit do të udhëtojnë drejt Spanjës e dy javë më pas do të bëhet dhe ndeshja e kthimit në kryeqytetin italian.
Përballja e dytë do të jetë prapë italo-spanjolle, dhe është ajo mes Juventusit dhe Realit të Madridit. Takimi i parë do të luhet në Torino dhe ai i kthimit të kryeqytetin spanjoll.
Skuadra më me fat në këtë short duket se ka qenë Bajerni i cili do të përballet me Seviljan në këtë çerekfinale.
Dhe çifti i fundit por jo më pak i rëndësishmi do të jetë derbi anglez me përballjen mes Liverpol dhe Manchester City.
Ndeshjet për çerekfinalen e Champions League:
Barcelon-Roma
Juventus-Real Madrit
Sevilia- Bajern
Liverpol- Manchester City