Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri ka bërë një deklaratë që nuk pritej. Duket se ai ka kërkuar më shumë se barazim në ndeshjen ndaj Interit.
Kështu, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, gazetarja e Canale 21, Titi Importa, e pyeti trajnerin e napoletanëve nëse me rezultatin e djeshëm çështja e titullit është kompromentuar.
Megjithatë, ai i ktheu një përgjigje ‘me stil’, që shkoi përtej normave etike.
“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”.
Salla ka shpërthyer në të qeshura, megjithatë deklarata e tij e bujshme e bëri atë të reflektojë, teksa pasi kaluan disa orë nga deklarata e tij, trajneri Sarri, ka kërkuar ndjesë për gazetaren.