Fibrilacioni atrial është forma më e zakonshme e aritmisë, që prek më shumë të moshuarit, personat me tension të lartë të gjakut dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera të zemrës. Mjekët shpjegojnë se fibrilacioni atrial mund të shkaktojë infarkt, këputje dhe insuficience kardiake.
Fibrilacioni atrial ndodh kur impulset elektrike që bëjnë që zemra të rrahë në mënyrë të rregullt bëhen të çorganizuar dhe bëjnë që zemra të rrahë në mënyrë të çrregullt ose shpesh, shumë shpejt dhe me pak forcë. Pulsi i çrregullt mund të ndihet ose mund të shihet në një elektrokardiogramë. Një elektrokardiogramë (EKG) është një regjistrim i aktivitetit elektrik të zemrës që kryhet me anë të elektrodave (përçues elektrik) të vendosur në sipërfaqe të lëkurës, zakonisht në secilin krah dhe këmbë dhe në kraharor.
Por, cilët janë faktorët e rrezikut që ndikojnë në fibrilacionin atrial?
-Mosha e madhe (1% e njerëzve mbi 60 vjeç vuajnë nga fibrilacioni atrial).
-Sëmundjet koronare (përfshirë infarktin në zemër).
-Tensioni i lartë.
-Funksioni jo normal i muskulit të zemrës ( insuficienca kardiake).
-Sëmundja e valvulës mitrale (ngushtimi apo insuficienca).
-Hipertiroidizmi ose mbidoza e mjekimeve të tiroides.
-Sasi e vogël e oksigjenit në gjak, për shembull, siç ndodh me sëmundjet e mushkërive siç është: emfisema apo sëmundjet kronike obstructive të mushkërive (COPD).
-Inflamacioni i perikardit (shtresa që rrethon zemrën).
-Koagulat në mushkëri (embolia pulmonare).
-Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha.
-Ilaçet siç janë dekongjestionuesit për hundët e bllokuara dhe drogat siç është: kokaina apo heroina.
-Kirurgji e zemrës ose mushkërive.
-Strukture jo normale e lindur e zemrës (anomalitë kongenitale të zemrës)