Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia është gati të sfidojë ushtarakisht SHBA-të

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusia është gati të sfidojë ushtarakisht SHBA-të
Fushata e Rusisë për të modernizuar dhe fuqizuar forcat e armatosura, po i vendos gjithnjë e më shumë në rrezik forcat amerikane dhe evropiane. Disa zyrtarë të mbrojtjes po ngrenë shqetësimin se ushtria ruse së shpejti mund të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për mbizotërim në gjithë kontinentin.

Javët e fundit, vëmendja më e madhe është përqendruar tek arsenali bërthamor i Rusisë, pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi për katër sisteme të reja sulmi, synimi i të cilave është që mbrojtja amerikane të bëhet “inefikase”.

Por zyrtarët amerikanë dhe evropianë janë po aq të shqetësuar për modernizimin e fuqisë së armëve konvencionale të Rusisë, që është shpalosur dhe vënë në provë në vende si Ukraina dhe Siria.

“Ushtria gjithnjë e më modernizuar e Rusisë po vepron në nivele që nuk janë parë ndonjëherë që nga Lufta e Ftohtë”, tha komandanti i forcave amerikane në Evropë, gjenenal Curtis Scaparrotti, në një seancë në Kongres të enjten në Uashington. Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë alternative tjetër përveçse të zhvillojnë armatimet me të njëjtin ritëm.

“Duke pasur parasysh se me çfarë ritmi po e modernizon ushtrinë Rusia dhe ato që dimë për veprimet e saj, ne duhet të vazhdojmë modernizimin tonë, në mënyrë që të vazhdojmë të ruajmë pozicionin mbizotërues që kemi sot në disa rajone”, tha ai.

Gjeneral Scaparrotti, që shërben gjithashtu edhe si Komandant i lartë të forcave aleate të NATO-s, theksoi më tej se çdo dështim i Uashingtonit që të vazhdojë modernizimin e forcave të tij, mund t’i hapë mundësinë Rusisë që deri në vitin 2025 të sfidojë Shtetet e Bashkuara “në pothuajse çdo drejtim, përsa i takon perspektivës ushtarake.”

Në disa zona, si për shembull në Arktik, mbizotërimi rus mund të vendoset edhe më herët, tha gjenerali, duke vlerësuar se Moska mund të ushtrojë kontroll ndaj rrugëve veriore në atë zonë, brenda vetëm dy ose tre vjetësh.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk janë të vetme në shqetësimin e tyre.

Një raport i ri i Korporatës Rand arrin në përfundimin se Evropa Lindore është veçanërisht e ekspozuar, duke paralajmëruar se forcat tokësore të NATO-s atje mund të gjenden në një pozitë shumë inferiore përsa i takon numrit të forcave dhe fuqisë ushtarake, nëse Moska ndërmerr një sulm konvencional.

“Rusia do të kishte një avantazh të ndjeshëm në kohë dhe distancë në ditët dhe javët e para të fushatës së saj tokësore, falë pozitës superiore fillestare”, thuhet në raport.

Po ashtu, Rand arrin në përfundimin se forcat ruse do të përfitonin nga një strategji “që e vë theksin tek lëvizshmëria dhe trenat për të ndërmarrë opetacione të shkallës së gjerë, duke fuqizuar aftësinë e Rusisë për t’u angazhuar në konflikte mes forcave të mekanizuara pranë kufirit të saj”.

Sipas raportit, ndërsa Rusia ka rreth 78 mijë trupa përgjatë krahut lindor të Evropës, NATO-ja ka vetëm 32 mijë. Tanket ruse janë gjithashtu në një numër më të madh: 757 në krahasim me 129 të NATO-s.

I pyetur nga anëtarë e Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura të enjten, gjenerali Scaparrotti i hodhi poshtë disa nga shqetësimet, duke vënë në dukje se çdo konflikt i mundshëm nuk do të mbështetej vetëm tek forcat tokësore dhe tanket.

Po ashtu ka disa dyshime për mundësinë e angazhimit në një konflikt të tillë nga Rusia.

Shërbimi estonez i Zbulimit të Huaj thotë në një raport të fillimit të këtij viti, se kërcënimi për një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak rus në vitin 2018 “është i ulët.”

Megjithatë po ky raport tërheq vëmendjen se forcat ruse përgjatë krahut lindor të Evropës dhe Balltikut “kanë forcuar vazhdimisht praninë e tyre në rajon me sistemet më modere të armëve si edhe me dislokimin e njësive dhe komandave të reja”.

Po aq shqetësuese për zyrtarët amerikanë dhe evropianë ushtarakë dhe të zbulimit është fushata e vazhudeshme ruse për të ushtruar ndikim – pjesë e asaj që gjenerali Scaparrotti e përshkruan si “strategji ndaj gjithë shoqërisë”, sipas së cilës Moska i zbut objektivat e mundshëm shumë më parë se sa të vërë në përdorim forcën.

“Një mënyrë e tillë mund ta sabotojë një vend sepse mjafton që të shkaktojnë konfuzion. Bëhet pa shumë bujë por në mënyrë të pandalshme”, tha ai.

Komandanti i forcave amerikane në Evropë shprehu gjithashtu shqetësim se Uashingtoni mund të mos jetë duke bërë sa duhet për të zmbrapsur Rusinë, duke vënë në pikëpyetje nëse ka “një koordinim efektiv mes agjencive të qeverisë me energjinë dhe vëmendjen e duhur”, megjithë përforcimin e operacioneve kibernetike të ushtrisë në gjithë Evropën.

Thirrje për rritjen e angazhimit amerikan në Ballkan përballë rrezikut rus

Komandanti i forcave amerikane në Evropë, shprehu gjithashtu shqetësimin për shtimin e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit, ku sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë humbur përqëndrimin.

“Rusia ka ndërhyrë në Ballkan dhe mendoj se ne nuk i kemi kushtuar aq sa duhet vëmendje atij rajoni. Kam parë një rritje të ndikimit gjatë një viti e gjysmë që jam në këtë pozicion”, paralajmëroi ai.

“Unë mendoj se është një rajon, të cilit duhet t’i kushtojmë një vëmendje më të madhe diplomatike. Ne duhet t’i vazhdojmë reformat në siguri dhe aftësitë tona të ndërtimit të kapaciteteve, në të cilat ne dhe komuniteti ndërkombëtar jemi të angazhuar në Ballkan. Kjo është një fushë, në të cilën ne mund të kemi probleme në të ardhmen”, vazhdoi ai.

Gjenerali Scaparrotti theksoi se Rusia po përpiqet të nxisë trazira në Ballkan përmes fushatave të keqinformimit. Ai përmendi Serbinë në veçanti, si rast shqetësues.

“Lidhja historike me Serbinë dhe serbët krijonë mundësi më të mira për ndikimin rus. Moska e shfrytëzon mirë këtë, kur është fjala për dizinformimin, ndikimin mbi këto popullsi, prishjen e raporteve në disa raste, ndoshta mes Serbisë dhe Kosovës ose mes tre entiteve në Bosnje-Hercegovinë. Ky është shqetësim im. Kam parë një rritje të këtyre përpjekjeve që nga koha kur mora detyrën para një viti e gjysmë.”

Rusia, që ka lidhje fetare dhe historike me Serbinë, prej kohës ka qenë kundër përpjekjeve të vendeve të tjera të Ballkanit për t’u afruar me Perëndimin, përfshirë anëatarësimin e Malit të Zi në NATO.

Pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara filluan të dislokojnë forca shtesë në Evropë në kuadër të Nismës Frenuese Evropiane, shkruan Voa.

Për vitin fiskal 2019, Pentagoni po planifikon të rrisë shpenzimet për këto forca deri në 6.5 miliardë dollarë, një shtesë prej afro 2 miliardë dollarësh.

Tags: gatirusiaSHBA-tëtë sfidojëushtarakisht

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

22:54 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran
Bota

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Next Post
(VIDEO+FOTO) Ja si mafia e kanabisit po pastron paratë në ndërtim. Rama: 2018, viti i fundit

(VIDEO+FOTO) Ja si mafia e kanabisit po pastron paratë në ndërtim. Rama: 2018, viti i fundit

Qentë endacakë sulmojnë egërsisht 53-vjeçaren

Qentë endacakë sulmojnë egërsisht 53-vjeçaren

Damir Fazlliç: Basha është politikani më budalla në Ballkan

Damir Fazlliç: Basha është politikani më budalla në Ballkan







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com