Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zëri i Amerikës nxjerr blof Bashën, ku shkuan 675 mijë dollarë?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një shkrim të zgjeruar çështjes së fondeve që Partia Demokratike ka paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara. Zëri i Amerikës në shkrimin e tij kërkon të zbulojë se kush ka paguar 675 mijë dollarëve në favor të PD-së, duke iu referuar  revistës amerikane “Mother Jones” si dhe të dhënave të publikuara nga kompania e lobimit Muzin Capitol. Ndërkohë që vetë PD pranon se i ka paguar kompanisë Muzin Capitol vetëm 25 mijë dollarë.

Në shkrim thuhet se verifikimet e prokurorisë shqiptare lidhur me fondet e Partisë Demokratike nisën që në fund të muajit nëntor 2017 kur për herë të parë u bënë publike nga rrjeti ballkanik i gazetarisë investigative, Birn, financimet që kishte marrë kompania Muzin Capitol për aktivitetet në favor të PD. Çështja është rikthyer në vëmendje këto ditë pas një tjetër publikimi këtë herë nga revista amerikane “Mother Jones”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, shpjegoi sot për mediat, pas daljes nga Prokuroria se kishte dëshmuar mbi pagesat e PD për lobim, duke shtuar se prokurorët sipas tij, kishin marrë indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. Ristani ka theksuar se “PD nuk ka asgjë për të fshehur” dhe se ajo “ka zbatuar me përpikëri kontratat”, ndërsa ka saktësuar se “të gjitha pagesat për këto kontrata janë kryer përmes rrugëve bankare”.

Sipas kompanisë ‘Muzin’, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që është paguar nga Partia e tij. Dy të tjerat janë ato që mbeten ende të paqarta. Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, zoti Basha theksoi disa herë se PD, “ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar dhe asgjë më shumë”.

Lidhur me kompaninë Biniatta Trade, zoti Basha mohoi çdo lloj lidhjeje, duke theksuar se në kontratën që kjo kompani kishte me Muzin Capitol, nuk përmendet fare Partia Demokratike. Por vetë Muzin Capitol ka shpjeguar në dokumentat e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë se me shumën 150 mijë dollarë ajo është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë bizneseve dhe udhëheqësve politike në Shtetet e Bashkuara”.

“Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”, këmbënguli disa herë mbrëmë zoti Basha, duke dhënë të njejtin arsyetim dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh e cila në dokumentet e Muzin rezulton e paguar nga PD. “Nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”, theksoi zoti Basha, ndërsa në nëntor e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Por ndërsa PD pranon që ka paguar vetëm 25 mijë dollarë, nga ana e saj Muzon ka deklaruar se vetëm shpenzimet e saj për nënkontraktorët e angazhuar për aktivitetet në favor të partisë shqiptare, shkojnë mbi 100 mijë dollarë.

Tags: 675 mijëAmerikësBashenblofdollarëku shkuannxjerrZeri

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
Rusia është gati të sfidojë ushtarakisht SHBA-të

Rusia është gati të sfidojë ushtarakisht SHBA-të

(VIDEO+FOTO) Ja si mafia e kanabisit po pastron paratë në ndërtim. Rama: 2018, viti i fundit

(VIDEO+FOTO) Ja si mafia e kanabisit po pastron paratë në ndërtim. Rama: 2018, viti i fundit

Qentë endacakë sulmojnë egërsisht 53-vjeçaren

Qentë endacakë sulmojnë egërsisht 53-vjeçaren







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com