Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ngjela: Pse nuk na shërben bashkimi me BE-në, zgjidhja e vetme për shqiptarët…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ngjela: Pse nuk na shërben bashkimi me BE-në, zgjidhja e vetme për shqiptarët…


Avokati Spartak Ngjela ka publikuar një analizë me tre argumente, ku shpjegon se cila është zgjidhja që shqiptarët të mos ndihen të humbur, e t’u kthehet dinjiteti. Sipas tij, bashkimi me BE-në nuk është zgjidhja, por vetëm vendosja e drejtësisë, në fokus Reformën, e cila do të ndëshkonte në mënyrë drastike elitën kryeministrore shqiptare.

Sipas Ngjelës, ndëshkimi i keqbërësve do të rivendoste ekuilibrin e moralitetit shoqëror, sepse vetëm kështu do të fillonte vendosja e ligjit.

“Ja ky është sekreti i Reformës në Drejtësi”, përmbyll avokati.

Postimi i avokatit:

Një shoqëri e dominuar nga korrupsioni kryeministror, është tërësisht një shoqëri e dhunuar.

Por një përdhunë e tillë kryeministrore që zgjat me dekada, vjen dhe ia heq vlerësimin për vetveten një shoqërie dhe tërë një populli.

l.
E shihni që shqiptarët sot nuk kanë më besim te vetvetja?
Sepse janë të dhunuar deri në ekstrem nga korrupsioni kryeministror, dhe kanë humbur vetëvlerësimin.

Nga të gjitha llojet e korrupsionit, korrupsioni më i egër dhe më dëmprurës për një shoqëri, është korrupsioni kryeministror. Ky korrupsion përbuz popullin, korrupton gjyqtarët, grabit tregun me klientelën e tij, dhe fyen shoqërinë me padrejtësinë e imponuar.

Varfëria është gjithmonë pjellë e kësaj gjendjeje, sepse një shoqëri që detyrohet të jetojë kështu, pa drejtësi dhe e përbuzur nga vjedhja kryeministrore, humbet çdo vlerë. Të gjitha shoqëritë e varfëra kanë humbur vlerën e vetvetes.

Kjo është arsyeja që shqiptarët sot janë pesimistë, pa shpresë dhe pa besim të atdheu i tyre.
Korrupsioni kryeministror krijon klientelën e vet, përbuz popullin e vet pikërisht pse e vjedh dhe e poshtron atë; urren intelektin e lartë dhe moralitetin, se kërkon ta disponojnë vetë moralin shoqëror: ky korrupsion infiltron në shoqëri idenë se të gjithë vjedhin, dhe duhet respektuar vjedhësi më i fortë… domethënë – kryeministri.

Ky është në substancë korrupsioni kryeministror shqiptar.

Il.
Po si mund të dilet nga kjo gjendje, që të kthehet besimi i një populli të dhunuar për të ardhur te vlera e vetvetes dhe te besimi ndaj atdheut të vet?

Kjo arrihet vetëm me vendosjen e drejtësisë dhe me ndëshkimin drastik të të gjithë elitës kryeministrore shqiptar.
Vetëm kjo e kthen dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve, se kjo është e vetmja zgjidhje për ngritjen e moralit shqiptar të rënë sot deri në një humbje tërësore.

Kjo do të kthejë solidaritetin shoqëror shqiptar; eliminimin e urrejtjes që sundon sot në shoqëri, dhe do të krijojë vlerat e vërteta morale të shqiptarëve.

Një shoqëri e dhunuar dhe e përbuzur nga korrupsioni kryeministror ndihet si:
– E trembur për jetën
– E pavlerë në vetvete
– Pa shpresë për të ardhmen.
E parë më konkretisht, kjo në fakt është gjendja që ka shkaktuar korrupsioni kryeministror në Shqipëri në këta 25 vjet; pas daljes së tij nga tragjedia e makabritetit komunist.
Dhe e gjithë kjo gjendje domosdoshmërisht kërkon ndëshkim në emër të drejtësisë.

Por, në fakt, kjo është edhe metoda që ka filluar t’ia imponojë korrupsionit kryeministror shqiptar politika amerikanë me Reformën në Drejtësi.

lll.
Vetëm ndëshkim i drastik i korrupsionit kryeministror dhe likuidimi i drejtësisë së korruptuar do t’i kthejë shqiptarët nga një shoqëri që thotë se “ne jemi të humbur” , në njerëz që do ndihen se, më në fund, pavarësisht nga dhunimi i gjatë, kanë mbijetuar.
“Ne tani nuk jemi më të humbur”; do të thonë shqiptarët kur të fillojë ndëshkimi dyfish i korrupsionit kryeministror, si shpronësim dhe si penalitet, se shqiptarët do të ndihen përfundimisht si të mbijetuar që do ecin drejt mirëqënies së tyre të grabitur.

Kjo do t’i japë tealisht shoqërisë forcën e brendshme kombëtare të një kombi europian.

Nuk është bashkimi mekanik i Shqipërisë me Bashkimin Europian që do t’i japë dinjitetin kombëtar shqiptarëve; por vetëm vendosja e drejtësisë.

Ndëshkim i keqbërësve, rivendos ekuilibrin e moralitetit shoqëror; sepse vetëm kështu fillon vendosja e ligjit.
Vendosja e ligjit sjell në fakt dinjitetin shoqëror, dhe dinjiteti shoqëror sjell edhe dinjitetin individual. 
Ja, ky është sekreti i Reformës në Drejtësi – dhe kjo Reformë që tani ka nisur, do të shkojë deri në fund.

Tags: Bashkimime BE-nëNgjelapër shqiptarët...zgjidhja e vetme

TË LIDHURA

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

22:36 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën
Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Next Post
Video/Flamuri i ndezur maqedonas “tërbon” botën, qytetarët dalin në protestë

Video/Flamuri i ndezur maqedonas “tërbon” botën, qytetarët dalin në protestë

“PD po zhduket; Basha patericë e Ramës, s’po mbron as Shkëlzenin”  

Parti e re? Patozi: Nëse Basha bunkerizon PD-në, atëherë...

FOTO/ Aktores i vjedhin trofeun e Oscars, si u zbulua autori

FOTO/ Aktores i vjedhin trofeun e Oscars, si u zbulua autori







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com