Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Foto+Video/Wilder i pamposhtur, vuan 10 raunde për të hedhur në tokë Luis Ortiz-in

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka arritur të marrë një tjetër fitore të madhe me KO përballë kubanezit Luis Ortiz, duke regjistruar edhe fitoren e 40 në karrierën e ti (39 me KO). Dhe, mbi të gjitha, mbrojti titullin kampion bote në peshat e rënda, në kategorinë WBC. Të dy boksierët ishin të pamposhtur para kësaj sfide, por në fundin e saj Ortiz u detyrua të dalë kokulur.

Një përballje epike mes dy boksierësh të mëdhenj në peshat e rënda, një duel që i ngjajti atij mes Joshua dhe Klitschko, duke qenë padyshim dhe sfida më e vështirë për Wilder në ring në gjithë karrierën e tij. Edhe Ortiz dueloi si i barabartë dhe në disa moment e vuri në vështirësi amerikanin, por pas raundit të 8-të kubanezi u duk i lodhur dhe në të 10-tin nuk kishte më fuqi të qëndronte në këmbë, duke u rrezuar disa herë në ring. Ndaj dhe gjyqtari u detyrua ta ndalte sfidën dhe t’i jepte fitoren Wilder, që në këtë mënyrë hedh një tjetër hap përpara drejt duelit me Joshua.

Rundi 1: Të dy boksierët e filluan më ashpër sa që pritje, Oritz befasoi me kundërpërgjigjet që ia bëri Wilderit dhe mund të themi se ky rund i takoi kubanezit.

Rundi 2: I nervozuar se i pari nuk i shkoi sipas planit, Wilder u kthye i motivuar duke i dhënë goditjet e para serioze Ortizit dhe ky rund i takoi amerikanit.

Rundi 3: Ishte rundi kur të dy boksierët u treguan më të kujdesshëm dhe për gjyqtarët ishte rundi më i vështirë deri më tani për të vendosur se cili ishte më i mirë. Por, për një nuancë mund të themi se ky tre minutesh i takoi ‘King Kongut’.

Rundi 4: Wilder e filloi me një goditje të mirë me të djathtën, por Ortiz me përvojën e tij arrite të mbahej mirë dhe pastaj të dilte nga situata e vështirë. Me energjitë e mbetura të një 38-vjeçari sekondat e fundit Ortiz i ktheu në të mirë të tij. Rundi mund te themi se i takoi Ortizit.

Rundi 5: Oritz e filloi mirë duke i dhënë disa grushte të lehta 32 vjeçarit amerikan. Ortiz ishte në nivel deri në sekondat e fundit, Wilder për një moment i tregoi se ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe pesë sekonda pa përfunduar rundi e rrezoi Ortizin.

Rundi 6: Edhe zyrtarisht dyshja janë nxehur. Grushte, inat, teknikë dhe maturi, por secili dëshironte që ky rund të përfundonte pa ndonjë rrëzim. Ky rund i takoi Wilderit, i cili ka vitet në anën e tij dhe po arrin të mbahet më mirë.

Rundi 7: Lodhja është shfaqur, minuta e parë shkoi pa parë diçka, i dyti me disa tentime nga Wilder, në minutën e fundit të rundit Ortiz mblodhi gjithë fuqitë dhe lëshoi një mori gjuajtjesh ndaj Wilderit, ky i fundit mezi qëndronte në këmbë. Dukshëm rundi i takoi ‘King Kongut’ nga Kuba.

Rundi 8: Ortiz me dëshirën e madhe për të rrëzuar Wilderin vazhdon dominin në ring. Ishte një rund më i qet se ata paraprak, por i takoi Ortizit.

Rundi 9: Kujdesi ishte kryefjala e këtij rundi, Wilder mori diçka më shumë nga ky rund pasi sekondat e fundit i takuan atij. Amerikani lëshoi një mori goditjesh drejt Ortizit, por kubanezi arriti të qëndrojë në këmbët e tij.

Rundi 10: Tani mosha filloi të bëjë të vetën dhe 32 vjeçari Wilder ndezi turbinat një herë e mirë dhe rrëzoi dy herë Ortizin dhe gjyqtari ndali meçin. 38 vjeçari nga Kuba qëndroi i shtrirë për disa minuta deri sa mori vetën.

FITUES: Wilder, radha për Joshuan?.

Tags: (FOTO+VIDEO)10hedhurLuis Ortiz-inpamposhturraundetokevuanWilder:

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Video/Incident gjatë votimit të Berluskonit, shikoni çfarë bën vajza gjysmë e zhveshur

Avokati i stomatologes: Kush janë “peshqit” e mëdhenj që mbron Prokuroria

Njerëzit që janë identikë me personazhet e filmave vizatimorë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com