Abedin Axhoviq, nga radhët e DPS, është rizgjedhur në krye të Komunës urbane të Tuzit. Ai ka fituar votat e koalicionit DPS – Unioni demokratik i shqiptarëve – Partia boshnjake – SD, ndërsa këshilltarët e partive të tjera shqiptare, përkatësisht Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.
Por, këshilltari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj e quan zgjedhjen e Axhoviqit jolegjitime, teksa shkruan se ai nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetar.
Nga zgjedhjet e fundit në Tuz shumicën e këshilltarëve e ka fituar DPS me 14 të tillë, ndjekur nga Alternativa Shqiptare me 7, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Partia Boshnjake nga 3, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Demokratët nga 2 dhe Socialdemokratët 1 këshilltar.