Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shqipëria në Bruksel, zbulohen “çelësat” për të shkyçur dyert e mbyllura

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria në Bruksel, zbulohen “çelësat” për të shkyçur dyert e mbyllura

Kryeministri Edi Rama, i ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, mëngjesin e sotëm me një shkrim të publikuar nga “eureporter.co”, ku flitet për Shqipërinë. Media, e nis shkrim duke theksuar se Shqipëria, është inkurajuar dhe përgëzuar nga BE, për luftën ndaj krimit të organizuar.

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë artikull realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel si edhe për përpjekjet tona për të bërë shtet e hapur me meritë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një fundjavë të qetë ?

* * *

“Shqipëria përgëzohet për luftën ndaj krimit të organizuar, një kusht thelbësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit

Bashkimi Europian ka përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, një parakusht për anëtarësimin e mundshëm në bllokun prej 28 vendesh, shkruan Martin Banks. “

Autoritetet thonë se kapja, më parë gjatë kësaj jave, e një sasie rekord kokaine për Shqipërinë, me një vlerë tregu prej rreth 180 milionë eurosh, është një shembull i progresit të bërë në adresimin e këtij problemi.

Ish-shteti komunist, i ndodhur në rajonin e Ballkanit, ndodhet nën presion nga perëndimi për të rritur efektshmërinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

E vendosur në udhëkryqin midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, Shqipëria ka qenë një burim prodhimi për marijuhanën, e gjithashtu një rrugë kalimi drejt tregjeve europiane për kokainën dhe heroinën.

Megjithatë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma të thella, përfshi luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një kusht thelbësor i Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Të mërkurën, policia shqiptare sekuestroi në Durrës 613 kilogramë kokainë, e paketuar në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e një kontenieri bananesh me prejardhje nga Kolumbia.

Kontinieri me ngarkesën e bananeve dhe kokainës kaloi fillimisht në Itali dhe në Maltë, pa u zbuluar.

Megjithatë, në Shqipëri, sasia e kokainës u zbulua dhe dy persona u arrestuan. Ky operacion i suksesshëm u ndërmor pavarësisht mungesës së sinjalizimeve nga ana e vendeve europiane, nga ku kaloi sasia e drogës përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare thonë se “ndërveprimi i menjëhershëm dhe efikas midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëri të mundur përfundimin me sukses të këtij operacioni”.

Në të shkuarën, lulëzimi i krimit të organizuar, në këtë vend të vogël juglindor me një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik është parë si një pengesë për kredencialet europiane të Shqipërisë.

Ndonëse Shqipëria vazhdon të përballet ende me shumë sfida, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, ka përgëzuar përpjekjet serioze të këtij vendi në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Që prej verës së vitit 2014, Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe që prej atëherë, progresi ka qenë i vazhdueshëm”, thotë ai.

Fleckenstein shtoi se “zbatimi i reformave të thella dhe gjithpërfshirëse kanë vendosur një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtësimit në BE dhe drejt shndërrimit në një vend modern”. “Më pak korrupsion dhe më pak krim i organizuar janë thelbësorë për jetën e përditshme të çdo shqiptari”, nënvizoi ai.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjithashtu shprehu optimizëm mbi procesin e reformave, duke shtuar se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasa brenda kësaj vere, nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hahn theksoi se “Shqipëria ka zbatuar reforma të rëndësishme” dhe se ajo “është e gatshme për të ndërmarrë këtë hap të ri”.

Pas vizitës në Tiranë ditën e dielë (25 shkurt), Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjithashtu përgëzoi progresin e qeverisë shqiptare, në zbatimin e reformave integruese.

Juncker tha: “Shqipëria nuk rresht së akumuluari progres të rëndësishme, që kur iu përkushtua rrugës së reformave strukturore në shumë fusha të ndryshme. Progresi i arritur është mbresëlënës dhe ka bindur Komisionin Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve”.

Një koment shtesë erdhi nga Luke Coffey, drejtori i Qendrës së Politikave Ndërkombëtare në “Heritage Foundation”. Ai tha: “Shqipëria ka shumë arsye për të qenë krenare. Vendi u bë një anëtar me të drejta të plota në NATO në vitin 2008, duke u shndërruar në vendin e dytë me shumicë myslimane që realizon këtë objektiv. Në vitin 2014, u shndërrua në një kandidat zyrtar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për një vend, të pozicionuar në Ballkan, një rajon të turbullt, i dalë nga një seri luftërash të përgjakshme e me vështirësi të shumta financiare, këto janë arritje të shkëlqyera”.

Një numër eurodeputetësh të tjerë gjithashtu kanë mirëpritur progresin e Shqipërisë sa i përket zbatimit të reformave europiane dhe “progresit të qënësishëm” në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se këto arritje mund të jenë “çelësi” që do të përshpejtojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke nisur nga hapja e negociatave të anëtarësimit.

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Arrestohet vëllai i deputetit shqiptar, qëlloi me grusht policin rrugor

Arrestohet vëllai i deputetit shqiptar, qëlloi me grusht policin rrugor

Video/Si u kap mat skafisti shqiptar, policia greke qesh dhe tallet gjatë aksionit

Video/Si u kap mat skafisti shqiptar, policia greke qesh dhe tallet gjatë aksionit

Stuhia e fuqishme shkatërron verilindjen e SHBA-së, 1 milion persona pa energji

Stuhia e fuqishme shkatërron verilindjen e SHBA-së, 1 milion persona pa energji

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com