Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Vëllai i Izet Haxhisë: Klosi donte të vriste Berishën, më ofroi 20.000$ për snajper

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vëllai i Izet Haxhisë: Klosi donte të vriste Berishën, më ofroi 20.000$ për snajper

Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet burg i akuzuar në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100mijë$ që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një replikë me Fatos Klosin, dhënë gazetës Panorama, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë Fatos Klosi ai që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar. Sipas tij, dënimi vëllezërve Haxhia, ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.

Pjesë nga intervista:

Fatos Klosi është shprehur se ju i keni kërkuar atij ndihmë për t’u larguar nga Shqipëria familjarisht, gjatë kohës që kryhej procesi i hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit. Ku donit të shkonit?

Vetëm të vërteta nga goja e Klosit nuk kam dëgjuar të dalin. Ai mashtron me faktin që ka qenë drejtor i SHISH dhe mendon se ato që thotë janë të besueshme dhe të vërteta.

Kur jeni takuar me të?

Jam takuar me Fatos Klosin qershorin e vitit 2000 dhe më ka kërkuar që të takoj vëllanë tim, Izetin. Ai ka qenë me një zv.drejtor të CIA-s, sic thoshte ai, prezente ka qenë një Marika Kazulli, e cila ishte ndërmjetësuese e këtij takimi. Ajo tani ka vdekur dhe ai manipulon si të dojë me këtë histori. Kemi qëndruar 2 orë në një lokal në Marikaj. Fatosi insistonte që të takonte vëllanë tim, në prani të atij amerikanit, në mënyrë që Izeti të depononte kundër Sali Berishës, që ta arrestonte më pas Saliun. Kjo pasi atij i dështoi vrasja e Berishës në Vlorë. Snajperi që përmend Fatos Klosi është histori e vërtetë. Ai është përpjekur që të më lërë në dorë një snajper në dy rrugë: nëpërmjet një spiuni tjetër, që e përdorte dhe ai ishte te baza e SHIK-ut te Pazari i Ri dhe përmes Mariza Kazullit. Përmes Marisa Kazullit, Fatos Klosi më ofroi 20 mijë dollarë, që unë të blija një snajper e t’ia çoja më pas Fatos Klosit. Por unë nuk isha budalla dhe i them Marikës së Fatos Klosi nuk ka mbetur keq që të sigurojë snajpera përmes meje, ai i merr me maune. Ai donte të më linte në dorë snajperin, të bënte qitje me atë pushkë, të mbante gëzhojat dhe të ma kthente përsëri që të ma gjenin mua armën që ai donte të vriste Sali Berishën. Unë po të doja, i fusja në qorrsokak, mbaja snajperin, Fatos Klosi do të realizonte atentatin ndaj Berishës në Vlorë dhe do të vinin ta gjenin snajperin tek unë, si vëllai i Izet Haxhisë, ofiecer policie etj etj. Unë mund ta kisha hedhur snajperin në det dhe nuk do gjenin dot armën, ndërsa Fatos Klosit do t’i mbeteshin gëzhojat në dorë, por edhe pasojat e krimit që do të vinin pas saj. Vëllait do t’i thosha dorëzohu në postën më të afërt në Turqi dhe nga vëllezërit Haxhia nuk do të kishte asnjë përfshirje në skenarin e Klosit. Por unë nuk doja të biaj pre e skenarit kriminal politik të Fatos Klosit. Mua më vinte turp që t’i thosha vëllait tim që Klosi kërkon që ti të deponosh kundër Berishës, me qëllim arrestimin e tij. Pas tre muajsh, Fatosi doli me tregimin se Izeti është parë në zonat e Veriut dhe përmes kësaj donin të trembnin Berishën me Izetin dhe Jahon, sepse ishte kohë fushate zgjedhore. Nuk ka ndodhur kurrë që Izeti të jetë takuar ndonjëherë me Jaho Mulosmanin. Fatosi ofronte mbrojtje të Izetit, do të jepte edhe 100 mijë dollarë dhe do siguronte ikjen tonë në Amerikë.

Këtë premtin për marrje në mbrojtje apo paratë si garanci, jua ka thënë ndërmjetësja?

Jo, jo. Këtë ma ka thënë direkt Fatos Klosi. Në cantën e Marika Kazullit ishte regjistruesi i bisedës sonë. Në fund të muajit korrik, përmes kunatës së Izetit, Fatos Klosi thotë: Fati i Izetit dhe i vëllezërve të tij varet nga dëshmia që do bëjë kundër Berishës. Por ne nuk pranuam dhe bëmë gjithë ato vite burg.

Ju në këtë mënyrë i keni shpëtuar dhe jetën Sali Berishës, jua njeh këtë nder?

Ai është njeriu më i pabesë që mund të ketë! Njeri më mosmirënjohës nuk ka. Im vëlla ia ka shpëtuar kokën më 13-14 mars 1997, kur donte t’ia mbathte nga Presidenca.

TË LIDHURA

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Aktualitet

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Next Post
Kokaina/ Ish-presidenti jep alarmin: Siguria Kombëtare në rrezik serioz!

Kokaina/ Ish-presidenti jep alarmin: Siguria Kombëtare në rrezik serioz!

Në luginën e Vjosës, mes varfërisë, këngës e rakisë

Në luginën e Vjosës, mes varfërisë, këngës e rakisë

Si do të zaptohet trualli i Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar 6 kulla

Si do të zaptohet trualli i Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar 6 kulla







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Aktualitet

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

by mirseda
15:20 | 09/02/2026
0

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca...

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

14:55 | 09/02/2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

14:21 | 09/02/2026
Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com