Olesia Duka, stomatologia që mashtroi disa persona, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. Por, cilët janë 11 biznesmenët të cilët ajo zhvati, duke shkaktuar një dëm të madh monetar
Prokurori Madrid Kullolli teksa lexoi akt akuzën në gjykatë, zbuloi edhe emrat e të mashtruarve nga Olesia Duka, të cilët janë si më poshtë:
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)
Por, nga ana e saj, Duka ka thënë se është kërcënuar me jetë nga Genci Lule, ndërsa ka shtuar se asaj po i bëhet një dëm i madh, teksa po i prishin imazhin. 38-vjeçarja kërkoi të hetohet e lirë, nën arrest shtëpie, por Gjykata nuk e pranoi kërkesën e saj.