Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Konflikti në Siri, Putin urdhëron ‘armëpushim humanitar’

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Konflikti në Siri, Putin urdhëron ‘armëpushim humanitar’

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të hënën një armëpushim humanitar prej 5 orësh, në rrethinën e rrethuar të Damaskut, pas raportimeve të sulmeve me gaz klorik.

Sipas agjencisë shtetëore të lajmeve Tass, Putin urdhëroi pushimin nga ora 09:00, deri në orën 14:00 që do të nisë gjatë ditës së nesërme, si një përpjekje për të parandaluar viktimat civile.

Mësohet se po ashtu do të hapet një korridor, për të lejuar civilët që të largohen. Rusia është aleati kryesor i regjimit sirian në një luftë civile që ka rrënuar vendin prej 7 vitesh, tashmë një luftë e përqendruar në Ghoutan Lindore, një zonë e mbajtur nga rebelët.

Ndërhyrja ruse me trupa dhe armë ka ndihmuar në animin e balancës në favor të presidentit Bashar al-Assad. Territori i rrethuar nga rebelët pranë Damaskut, ku 393,000 civilë janë bllokuar, ka qenë nën bombardime të forta nga forcat qeveritare me mbështetje ruse.

Më shumë se 550 vetë janë vrarë në tetë ditë, thotë një grup monitorues. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri njoftimin për “pauzën humanitare”, duke thënë se do të zgjasë çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 lokale, ndërsa pritet të dalin detaje të reja së shpejti.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njëzëri bëri thirrje për një ndërprerje prej 30 ditësh mbarëkombëtare të armiqësive të shtunën.

Rezoluta kërkoi që “të gjitha palët të ndërpresin luftimet pa vonesë” për të lejuar dërgesat e ndihmës dhe evakuimet mjekësore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e ka përshkruar situatën në Ghouta Lindore si “ferr në Tokë”, dhe kërkoi veprim të menjëhershëm. TIRANA TODAY

Tags: armëpushimhumanitarkonfliktinë Siriputinurdhëron

TË LIDHURA

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët
Aktualitet

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

17:14 | 26/02/2026
Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative
Aktualitet

Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative

16:57 | 26/02/2026
Taskforcë kundër kanabisit në Tiranë, Hajdari: Angazhim i koordinuar dhe efikas
Aktualitet

Taskforcë kundër kanabisit në Tiranë, Hajdari: Angazhim i koordinuar dhe efikas

16:37 | 26/02/2026
Next Post
‘Luftë’ me furrat e gëlqeres, do të prishen 34 në Krujë

‘Luftë’ me furrat e gëlqeres, do të prishen 34 në Krujë

Shqiptarët në azil/Rama bën spektakël: S’është tragjedi, shohin botë me sy!

Shqiptarët në azil/Rama bën spektakël: S’është tragjedi, shohin botë me sy!

“Fiat-Chrysler” ndalon prodhimin e automjeteve me naftë

“Fiat-Chrysler” ndalon prodhimin e automjeteve me naftë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ish-diplomati serb: Në SHBA, Gjuriçit iu paraqit një marrëveshje e fshehtë për njohjen e Kosovës
Kosovo

Ish-diplomati serb: Në SHBA, Gjuriçit iu paraqit një marrëveshje e fshehtë për njohjen e Kosovës

by mirseda
17:23 | 26/02/2026
0

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriç, në Shtetet e Bashkuara të...

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

17:14 | 26/02/2026
‘Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje’/ Kryemadhi: S’ka asnjë provë!

‘Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje’/ Kryemadhi: S’ka asnjë provë!

17:02 | 26/02/2026
Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative

Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative

16:57 | 26/02/2026
Taskforcë kundër kanabisit në Tiranë, Hajdari: Angazhim i koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kanabisit në Tiranë, Hajdari: Angazhim i koordinuar dhe efikas

16:37 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com