Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Gjeorgjiani nderon Kukësin, Kamza “vret” Lushnjën për të arritur objektivin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gjeorgjiani nderon Kukësin, Kamza “vret” Lushnjën për të arritur objektivin

Java e 21-të e Superiores, solli një përballje mjaft interesante dhe shumë të luftuar mes Laçit dhe Kukësit. Kurbinasit rezistuan shumë gjatë, por në minutat e fundit u ndëshkuan nga gjeorgjiani, Dzaria, i cili i dha tre pikë mjaft të rëndësishme Kukësit. Të dyja ekipet ishin me mungesa të shumta.

Pjesa e parë nisi me ritme të larta për miqtë të cilët sulmuan rrezikshëm me Gurin dhe Shkodrën, por Selmani u tregua mjaft i saktë dhe nuk lejoi që topi të prekë rrjetën. Minutat në vazhdim janë sulme e kundërsulme nga të dyja palët, që luajnë hapur dhe në kërkim të golit. Ka më së shumti dyluftime në mesfushë, ndërsa daljet nga krahët nuk përmbyllen me pasime efikase. Në minutën e 34-t përsëritet në të njëjtën formë ballafaqimi Guri-Selmani, me këtë të fundit, që del e hidhet në këmbët e sulmuesit shkodran, duke i thënë atij “jo”. Braziliani Kale ka një mundësi të mirë shënimi në minutën e 38-të, por godet pa shënjestër, mbi vijën e zonës kurbinase. Dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë rritet presioni i vendësve. Laçi mezi arrin të dalë nga gjysmëfusha e vet, ku detyrohet të përveshë mirë mëngët, për të larguar pasimet infiltruese të Shkodrës dhe krosimet e sakta të Rrumbullakut nga e majta.

Pjesa e dytë nis me dy mundësi optimale për kurbinasit. Eskerda infiltron një top të bukur për Lushkjen, i sapohedhur në lojë, por kavajasi nuk finalizon dot. Më pas është Lulaj, që i pambulur, nuk e devijon dot krosimin e gjatë të shokëve të skuadrës. Kurbinasit janë më të zhdërvjellët, dalin më lirshëm në fazën ofensive, duke e barazpeshuar disi lojën. Por, në minutën e 64-t mbesin me 10 lojtarë në fushë, pasi braziliani Eskerda, në mënyrë krejt të panevojshme, merr kartonin e dytë të verdhë.

Në fushë hidhet edhe Balde, një sulmues me shumë eksperiencë, por goditjet e shtuara nga këndi nuk mjaftojnë për të nxjerrë në dritë golin deri në minutën e 80-të, kur portiere Selmani gabon, duke mos e larguar si duhet topin, teksa godet së afërmi Dzaria, duke zhbllokuar shifrat dhe përligjur përpjekjet e mëdha të vendësve. Xhixha ka në këmbët e tij golin e barazimit në kohën shtesë, por i vetëm me portierin Koliqi gabon rëndë, godet jashtë kuadratit. Tri pikë të çmuara për Kukësin, që konsolidon pozitat në ndjekje të kreut, aktualisht me pikë të barabarta, nga 35 të tilla, me Flamurtarin, që nga ana e vet do të luajë sonte në Durrës.

Lushnja 2-3 Kamza

Kamza bën detyrën në Lushnje, merr tre pikë dhe siguron objektivin e vendosur në fillim të sezonit, mbijetesën. Ndreu e nis me Plakun në majë të sulmit, të asistuar nga Fili, ndërkohë që nuk ka vend për Raçiç në formacionin startues. Loja është mjaft intensive që në fillim të sezonit ku nuk mungojnë rastet nga të dyja anët. Por duhet të prisnim deri në minutën e33’ për të shijuar golin e parë në këtë takim. Kamza zbret nga e djathta dhe gjen të përgjumur mbrojtjen lushnjare, topi shkon te Mehmeti, që nga afër godet dhe zhbllokon shifrat.

Sidoqoftë, epërsia 1-0 mbetet në fuqi vetëm 3 minuta. Në minutën e 36’ është goleadori lushnjar, Mikel Canka, ai që merr një asist me gjoks nga Sefa, godet fort nga afër dhe shënon në portën mike. Ndeshja hapet dhe bëhet më interesante. Pjesa e dytë shfaq oreksin e vendasve, që mundohen të s’postojnë lojën në gjysmëfushën e kundërshtarit. Ndreu aplikon kundërsulmin, por sulmi i tij nuk është në një ditë të mirë.

Pas dy mundësive të mira të vendësve, i porsafuturi në lojë, Racic, në minutën e 57-të, dyfishon shifrat për të tijtë. Një zëvendësim mëse i goditur për Kamzën. Sebino Plaku do të mbyllte historinë e kësaj ndeshjeje, teksa trefishon rezultatin në minutën e 71-të. Mbrojtja lushnjare qëndron statike, duke lejuar sulmuesin kryeqytetas të vërë në shina të sigurta fitoren e Kamzës. Goli në kohën shtesë i Cankës vetëm sa kompleton dopietën e tij, por nuk ndryshon gjë në fatin e ballafaqimit, që prodhoi plot 5 gola. Të besuarit e Ndreut ia dalin të marrin tri pikë të çmuara në këtë transfertë, duke konfirmuar dorëzimin lushnjar, por edhe ngjitur vetë në vendin e katërt, duke parakaluar Laçin.

Tags: arriturGjeorgjianikamzaKukësinLushnjënnderonobjektivinvret

TË LIDHURA

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!
Sport

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…
Sport

Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…

09:29 | 20/09/2025
Nuk i ka paguar ish-partneres mbështetjen financiare, gjykata në Brazil lëshon urdhër-arrestin për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit
Sport

Nuk i ka paguar ish-partneres mbështetjen financiare, gjykata në Brazil lëshon urdhër-arrestin për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit

13:45 | 18/09/2025
Next Post
SHBA-të do të bëjnë zap Evropën nëpërmjet Shqipërisë së Madhe

SHBA-të do të bëjnë zap Evropën nëpërmjet Shqipërisë së Madhe

Qerimaj dhe Calja: Çfarë kriteresh keni?, KOKSH: Nuk promovojmë dopingun

Qerimaj dhe Calja: Çfarë kriteresh keni?, KOKSH: Nuk promovojmë dopingun

Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan/Prokuroria nxjerr në terren tre ekspertët

Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan/Prokuroria nxjerr në terren tre ekspertët

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com