Prokuroria ka thirrur ekspertët, për të inspektuar situatën në terren lidhur me hetimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Mësohet se tre ekspertë të rrugëve, do të shohin nga afër punimet për autostradën Tiranë-Elbasan.
Grupi i ekspertëve do të përcaktojë dëmin real të shkaktuar nga mos përmbushja e standardeve për ndërtimin e rrugës.
Rezultatet e punës së ekspertëve, do të paraqiten si provë ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po hetohen për abuzim me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.