Jo vetëm për familjen, por vdekja tragjike në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm e Xhemil Piskut dhe nuses së djalit të tij Edlira Pisku ka hidhëruar së tepërmi edhe miqtë dhe fqinjët. Ata kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes.
Në një prononcim për “News 24”, ndërsa nuk arrijnë t’i ndalin lotët, fqinjët thonë fjalët më të mira për 69-vjeçarin dhe familjen e tij.
Banorët e kësaj zone kanë shqetësim të madh mungesën e një mbikalimi, gjë e cila iu rrezikon jetën çdo ditë. “Mbikalimi është shumë problem”, shprehen ata.