Në Bashkinë e Shkodrës ka pasur momente tensioni, teksa një grup qytetarësh kanë zbarkuar në zyrat sociale të ndihmës ekonomike.
Videoja e publikuar nga ish-kryeministri Berisha dëshmon tensionin e krijuar, teksa qytetarët ulërasin pasi akuzojnë se i kanë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Sipas Berishës ky është shërbimi për qytetarët në zyrat e narkoshtetit.
“Ky është shërbimi për qytetarët në zyrat e narkoshtetit! Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Kjo është bërë dje në zyrën sociale të ndihmës ekonomike Shkodër”, shkruan Berisha.
Siç duket në videon e publikuar nga Berisha, qytetarët janë shumë të revoltuar, ndërsa një grua e dëshpëruar ulëret se i kanë hequr ndihmën ekonomike.
“Më hoqe ndihmën ekonomike, pasha kryt e fmijëve! Më hoqën ndihëm ekonomike, bukën e fëmijëve. Punë nuk ka, bukë jo, ku me i marrë?!”, ankohet gruaja.