Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Akuzohet nga FBI, nëna e hakerit fierak: Jemi të varfër, djali pranoi…

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Akuzohet nga FBI, nëna e hakerit fierak: Jemi të varfër, djali pranoi…

Nëna e Aldo Ymerajt, personi që dyshohet se nëpërmjet hakerimit të kartave të kreditit ka arritur të përvetësojë rreth 675 mijë dollarë, ka mohuar implikimin e të birit në rrjetin e krimit kibernetik.

Teksa gjykata vendosi ekstradimin e tij, e ëma e të akuzuarit, Arjana deklaron se familja e saj është e varfër dhe nuk beson që i biri të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas saj, sapo ata kanë mësuar se emri i tij po lakohej si i dyshuar, kishin vendosur të paraqiteshin në Ambasadën amerikane për të sqaruar gjithçka, madje Aldo kishte pranuar që të shkonte dhe të sqarohej.

Me lot në sy, nëna e Aldos thotë në një intervistë për “Panorama” thotë se i biri, student i informatikës, jetonte me qindarkat e saj, të cilat ajo i fiton me djersë duke bërë disa punë.

Më tej ajo tregon edhe këpucët e vjetruara të të birit si dhe gjendjen e vështirë ekonomike, ndërsa shton se ka besim te drejtësia amerikane dhe se pret që shumë shpejt i biri të kthehet pranë familjes.

Intervista: 

Znj. Arjana, si e morët vesh lajmin që djali juaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të amerikanëve?

Para disa ditësh, djali erdhi në shtëpi dhe më tha që kishte dëgjuar se i ishte lakuar emri në një rrjet që bënin ndërhyrje nëpër linja interneti. Më tha se një shok i kishte thënë që mes atij grupi ishte edhe emri i Aldos. Dhe unë e pyeta se si ka mundësi dhe se çfarë kishte bërë që i lakohej emri. Ngaqë ai e vuajti edhe një dënim për lojëra në internet, mendova se mund të ishte një ngatërresë.

Si u soll pas kësaj djali, pra pasi e kish marrë vesh në një farë mënyre se kërkohej?

Absolutisht njësoj si më parë. Vetëm se unë i thashë të interesoheshim dhe nëse kishte emrin gjëkund, të shkonim ta sqaronim se nuk donim të rrinim me merak e me mendjen të ngritur kot pa lidhje.

Çfarë bëtë më tej?

I thashë të atit që të interesohej se unë grua e nuk kisha shumë mundësi. Pasi pyetëm të afërmit, na rezultoi që djali e kishte të pastër figurën dhe nuk kishte lidhje me këto fjalët që ishin hapur në Kosovë. Por, të them të drejtën, unë nuk rashë në qetësi. I thashë djalit se e kishte apo se kishte emrin, ne do të shkonim në Ambasadën amerikane. Dhe kur ia thashë, djali nuk kundërshtoi. Pranoi që të venim. Më dëgjonte djali për çdo vendim që merrja unë.

Vajtët në ambasadë?

Jo. Unë i kisha thënë që do ta merrja në telefon sapo të isha gati.

Po pse e zvarrite? Pse nuk ishe gati?

Sepse financiarisht isha ngushtë. Unë mbaja edhe Aldon edhe shtëpinë. Nuk kisha mundësi të veja këto ditë.

Kur e takove Aldon për herë të fundit dhe çfarë të tha?

E takova këto ditë dhe i thashë që do ta dorëzonim në ambasadë. Dhe ai më tha ‘ok më çoni’. Më kërkoi të takonte edhe babain e tij, meqë donim ta dorëzonim.

Si sillej djali në familje e me shoqërinë?

Ishte një djalë shembullor. Nuk e kisha parë asnjëherë të sillej keq me mua. Më thoshte gjithmonë, ‘ja o mami sa të mbaroj shkollën e të filloj një punë e s’do të lë më të punosh kaq shumë për të më mbajtur’. Aldo është një djalë shumë i dashur dhe shumë i brishtë. Me miqtë sillej mirë.

Ku punonte ai, me se merrej?

Aktualisht nuk punonte. Ai studionte në degën Inxhinieri Informatike dhe kishte mbaruar vitin e dytë. Nga dhjetori po kërkonte punë dhe donte të zhvendosej në Tiranë, por nuk po gjente asnjë punë. Madje ishte i dëshpëruar dhe më tha se e kishin marrë në dy intervista, por nuk e kishin punësuar. Unë i rrija afër. Nuk e kam pasur djalin problematik kurrë. Ai ka studiuar në shkollë të mesme për pikturë dhe kishte shpirt artisti. Ka punuar edhe me të atin ndonjëherë, meqë ishte i mirë në punët e dizajnit.

Ju si nënë e tij, keni dyshime se ai mund të jetë përfshirë në krime kibernetike? Iu ka lënë ndonjëherë shkas për të dyshuar në diçka të tillë?

Absolutisht, e hedh poshtë. Jo se e kam djalë, por sepse e di që ai nuk lëndon dot askënd. Nuk do bënte gjëra që të dëmtonte askënd. Unë e njoh djalin tim… Është e vërtetë që ai është i zgjuar, është i shkathët. Kur ishte 17-vjeç i erdhi një ftesë nga kompania “Google” që ta punësonin, por ishte i vogël e unë se lashë se nuk dinim se si e qysh. Ai e donte atë fushë, por jam e sigurt se nuk mund të bëjë gjëra të jashtëligjshme.

Policia ka dyshime për shuma të mëdha parash të përfituara prej tij nga hakerimi, rreth 675 mijë dollarë… Në fakt, djali juaj me se jetonte, ku i siguronte të ardhurat?

Kjo është absurd fare. Djali im mbahej nga qindarkat e mia. Po t’ia shikoni këpucët u ka dalë hekuri nga poshtë. E vishja me rroba te romët. E mbaja me gjëra modeste. Siç e shikoni, djali flinte në një dhomë 2 me 2 e nuk e ngopa njëherë si duhej. Punoja në 3-4 punë që ta mbaja e prapë s’ia plotësoja dot kushtet për ta bërë si të gjithë të rinjtë e tjerë. Mezi e kam rritur. Ne mbijetojmë e djali po të kishte para, nuk do më linte kurrë të vuaja duke nxjerrë sytë tërë natën për të bërë punë që të fitoj bukën e gojës.

A keni një apel për drejtësinë?

Ç’të të them. Dua të besoj te drejtësia dhe pres të më kthehet djali në shtëpi. I besoj drejtësisë amerikane dhe jam e bindur që do hetohet e do zbardhet e vërteta e djalit tim, që vetëm i pasur nuk është. E vetmja pasuri e tij janë ca qindarka lekësh të vjetra që i mban në këtë kuti… kjo është e gjithë pasuria e Aldos tim.

TË LIDHURA

Këmbimi valutor/Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor/Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 28/06/2025
Rama sfidon deputetin britanik: Trego shifrat, jo hipokrizi
Aktualitet

Rama sfidon deputetin britanik: Trego shifrat, jo hipokrizi

08:25 | 28/06/2025
Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
Next Post
Laç/ Grabitet biznesmeni i njohur

Laç/ Grabitet biznesmeni i njohur

Masa e SHBA ndaj Llallës, Spiropali: Efekt i reformës në drejtësi

Masa e SHBA ndaj Llallës, Spiropali: Efekt i reformës në drejtësi

Policia e Shtetit hesht, shkatërrohet banda mes 3 vendeve

Policia e Shtetit hesht, shkatërrohet banda mes 3 vendeve

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Këmbimi valutor/Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor/Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

by mirseda
08:31 | 28/06/2025
0

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro,...

Parashikimi i motit , si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit , si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

08:27 | 28/06/2025
Rama sfidon deputetin britanik: Trego shifrat, jo hipokrizi

Rama sfidon deputetin britanik: Trego shifrat, jo hipokrizi

08:25 | 28/06/2025
Putin: Kërkesat për paqe me Ukrainën janë kontradiktore! Jemi gati për një raund të ri bisedimesh

Putin: Kërkesat për paqe me Ukrainën janë kontradiktore! Jemi gati për një raund të ri bisedimesh

08:22 | 28/06/2025
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe javore në dy vjet

Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe javore në dy vjet

08:10 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com