Biznesmeni i vrarë në ish-bllok pak më parë është pronar i dy gomisterive në Tiranë. Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Memli Begalla. Viktima, 64-vjeçar, nga Progonati i Tepelenës, është gjetur i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’.
Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Ka dyshime që atentatorët të kenë qëlluar me silenciator.
Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ai ishte banor i zonës apo kishte dalë në ish-Bllok.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sakaq, në gjithë zonën e ish-bllokut janë ngritur pika kontrolli.