Përballja e Champions League, mes Real Madrid dhe PSG kap një vlerë ekstreme, ku në fushë do të zbresin plot 1.6 miliard euro. Disa nga futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit do të jenë të mërkurën në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”.
Të dy Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi, kanë harxhuar shuma të mëdha që të arrijnë të kenë skuadra të tilla në dispozicion për të ecur lartë në garën e madhe të njohur si Liga e Kampionëve.
Real Madrid, për shembull ka harxhuar 469 milionë euro për skuadrën prej 23 vetash që e ka në dispozicion në këtë ndeshje.
Në anën tjetër PSG, ka harxhuar tre milionë euro më pak, duke blerë lojtarë në vlerë, 466 milionë euro.
Natyrisht shumë lojtarë aktual janë blerë më lirë se sa kushtojnë tani, para disa vitesh.
Vlera e lojtarëve të Real Madridit llogaritet të jetë 853 milionë euro, ndërsa e PSG-së 756 milionë euro.
Vlera e lojtarëve që do të startojnë në këtë ndeshje, llogaritet të jetë 1.2 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë në bankën rezervë.