Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar dhe shumë persona kanë mbetur të vrarë edhe pse në vitin 2015 u vendos paqja në Minsk. Gjatë kësaj periudhe raportohet se kanë mbetur më shumë se 800 njerëz të vrarë në Ukrainë nga trupat ruse.
Për këtë arsye urrejtja mes dy shteteve sa vjen dhe shtohet, e së fundmi ka reaguar edhe presidenti Petro Poroshenko. Ky i fundit në një televizion vendas lëshoi një deklaratë të fortë drejtuar gjithë shteteve pjesëmarrëse në Botëror: “Mendoj që duhet të reagojmë ndaj këtij regjimi. Rusia ka vrarë njerëz dhe vazhdon të vrasë përditë edhe në Siri. U bëj thirrje shteteve pjesëmarrës të mos udhëtojnë për Rusi”.
Ukraina duket se ka vendosur të mos transmetojë asnjë sfidë të Botërorit, për të vetmen arsye se vendi organizator do të jetë Rusia. Kjo si shenjë proteste, pasi shumë shtetas në Ukrainë nuk kanë asnjë interes për futbollin në këto kohë të vështira që po kalon vendi.