Ndërsa dy Koretë po hedhin hapa të rëndësishëm drejt afrimit me njëra-tjetrën, ekspertët shpreheshin se u dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Atëherë kur njerëzit po flisnin për një shkrirje akujsh ndodh e paditura.Hapat drejt paqes janë kundërshtuar dhunshëm nga një grup aktivistët në Korenë e Jugut, të cilët kanë protestuar duke djegur flamurin e Koresë së Veriut së bashku me një portret të Kim Jong-un, ndërsa përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore janë cilësuar si një “poshtërim”.
Një orkestër nga Peniani duhej të jepte një koncert në Seul, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkufitare. Por kjo ka zemëruar konservatorët që e akuzojnë presidentin e Jugut si një simpatizues i Koresë së Veriut.