Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

6 vjet nga vdekja e Whitney Houston, mbretëreshës së pop soul

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
6 vjet nga vdekja e Whitney Houston, mbretëreshës së pop soul

Whitney Houston, e konsideruar vetëm 23 vjeç, si mbretëresha e re e pop soul, u gjet e vdekur në një hotel në Beverly Hills në moshën 48 vjeçare, më 11 shkurt 2012.

Për ta bërë më të tmerrshme dhe fatkeqësisht të parashikueshme vdekjen e saj  ishte fakti se rënia e këngëtares u bë e gjallë nën sytë e botës; martesa katastrofike me Bobby Brown dhe historia tronditëse e varësisë së saj ndaj drogës u bënë objekt i një realiteti, ndërsa Industria e thashethemeve u pasurua duke publikuar fotot e pamëshirshme të një gruaje që ishte ende e re dhe që dikur kishte një bukuri shkëlqyese.

Pas pjesëmarrjes në korin e kishës në New Jersey, shtetin ku ajo ka lindur, Houston u zbulua nga Clive Davis, një nga emrat me ndikim në historinë e diskografisë. Debutimi i saj është i shkëlqyeshëm: në vitin 1985 interpreton këngë si “How Will I Know”, “Greatest Love of All” dhe Whitney bëhet yll botëror.

Për albumin e saj të tretë I’m Your Baby Tonight, ai me I Wanna Dance with Somebody, Clive Davis organizoi një prezantim në pallatin mbretëror të Monakos së Bavarisë, ku bashkë me njëjtin Davis i shpjegoi mediave në të gjithë botën këngët një nga një .

Whitney Houston me të vërtetë dukej si një mbretëreshë. Ishte 1990: sundimi i saj do të zgjaste edhe pak. Mund të thuhet se triumfi i fundit i vërtetë i saj ishte The Bodyguard, filmi me Kevin Costner ku ajo në thelb interpreton veten. Një interpretim që fitoi një Razzy, por filmi goditi zyrën e biletave në të gjithë botën dhe kënga I Will Always Love You u bë klasike.

Në vitet ’90, pa hequr dorë nga milionat e mbledhura nga kinematografia, tashmë e martuar me Bobby Brown, ajo vazhdon karrierën e saj pa prekur majat e së kaluarës. Pastaj fillon rënia.

Whitney Houston ka shitur 190 milionë kopje, ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinness dhe është një nga gratë më të njohura në historinë e muzikës.

Ajo kishte një teknikë mbinatyrore dhe në nivelin vokal ajo ishte në gjendje të këndonte pothuajse çdo gjë. Nëse kishte një kufi, ishte kontrolli i tepruar, tendenca për të bërë virtuozitet mbizotëronte mbi emocionet. Brezat e këngëtarëve i detyrohen shumë dhe “është ajo që ka vepruar si një lidhje midis traditës dhe yjeve të rinj, si Beyonce, që sot zë me sigurinë dhe talentin e saj për aftësinë spektakolare vendin që ishte i Whitney Houston .

Nuk mbetet gjë tjetër veçse mëshira për një mbretëreshë që e ka lënë veten të vdes në publik, shkraun ata. Fakti që emri i saj është në Librin e Rekordeve të Guinness e bën edhe më shumë trishtuese këtë histori të lavdisë dhe vdekjes.

Tags: 6 vjetMbretëreshëspop soulvdekjaWhitney Houston

TË LIDHURA

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
Kryesore

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Analiza/Bisedimet Athinë-Shkup mbi emrin e Maqedonisë

Analiza/Bisedimet Athinë-Shkup mbi emrin e Maqedonisë

Ushtria amerikane “ngre peshë” Hradinajn, kjo një përgjigje ndaj Serbisë

Ushtria amerikane “ngre peshë” Hradinajn, kjo një përgjigje ndaj Serbisë

Grushti i shtetit në Malin e Zi/Dëshmia e serbit nga Kosova nxehu gjakrat

Grushti i shtetit në Malin e Zi/Dëshmia e serbit nga Kosova nxehu gjakrat







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
Aktualitet

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

by mirseda
11:26 | 02/02/2026
0

Ambasadori i Spanjës në Tiranë ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gabriel Cremades Ventura do...

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

10:44 | 02/02/2026
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

10:24 | 02/02/2026
“Shtëpitë e barit” të zbuluara në Vaun e Dejës, arrestohet edhe një 46-vjeçar

“Shtëpitë e barit” të zbuluara në Vaun e Dejës, arrestohet edhe një 46-vjeçar

09:57 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com