Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se internimi i kosovarëve vijon edhe në vitin 1958. Megjithëse kishin kaluar rreth 14 vite nga lufta nacional çlirimtare.
Dervishi poston një telegram të një kosovari që kishte marrë shtetësinë shqiptare dhe kërkonte të dinte se përse e mbanin akoma të internuar në kampin e Llakatundit në Vlorë.
Historiani bën një koment të tijën kur thotë së shteti diktatorial i E.Hoxhës nuk ka qenë ai i paradave të 1 majit apo parakalimeve në bulevard.
Postimi i plotë i Kastriot Dervishit
1958/Emigranti kosovar: Pse mbahem ende në kamp përqendrimi
Ky është telegrami i një emigranti kosovar i degdisur në kampin e Llakatundit në Vlorë. Pavarësisht se në vitin 1953 ka marrë shtetësinë shqiptare, ai vijon të qëndrojë në atë kamp. Vini re fjalët e këtij telegrami, tregojnë dëshpërim të thellë. Nuk e kuptonin shqiptarët e Kosovës në çfarë mënxyre internacionaliste kishin ardhur. Disa nuk e kuptojnë se shteti diktatorial i E.Hoxhës nuk ka qenë ai i paradave të 1 majit apo parakalimeve në bulevard.