Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Artistët kundër, Kumbaro: Projektligji i konsultuar, me Ndrenikën…

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Artistët kundër, Kumbaro: Projektligji i konsultuar, me Ndrenikën…

Pas shpërthimeve të artistëve, ka reaguar ministrja Mirela Kumbaro, e cila duket se nuk ka hequr dorë nga ligji për Kulturën, kundërshtuar masivisht.

Kumbaro u përgjigj sot lidhur me deklaratat e artistëve, teksa ishte në Korçë, ku tha se ndryshimet janë bërë si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore. Ajo ka bërë disa sqarime në lidhje me prokurimet, ndërsa komentoi edhe deklaratën e fortë të Ndrenikës, teksa tha se duhet të takohet vetë me aktorin.

“Patjetër që do t’i takoj artistët. Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore siç është teatri i Korçës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla siç janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike.

Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore”, deklaroi Kumbaro.

Po ashtu, ministrja tha se projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik në faqen e Ministrisë së Kulturës dhe e kemi dërguar me e-mail tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit:

“Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinte burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit. Dua të theksoj se përveç disave të cilët e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendore apo subjekte të tjerë të interesuar”, tha Kumbaro.

Ajo u shpreh më tej se “nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve, por besoj se mbasi të takohemi do sqarohemi të gjithë”.

“Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për t’i diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet t’i takoj artistët pasi para se të kuptojmë çfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata çfarë ofron drafti”, deklaroi ajo, raporton BW.

Në lidhje me ndërtimin e Kullës, Kumbaro tha se po mbarojnë punimet ne qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. “Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe në këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”, tha ministrja.

 

Tags: artistetKumbarokunderme Ndrenikën...Projektligji i konsultuar

TË LIDHURA

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur
Aktualitet

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë
Aktualitet

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

16:41 | 04/03/2026
Next Post
Bylykbashi:Dje u varrosën listat e KLP dhe KLGJ, PD s’bëhet palë e farsës

Bylykbashi:Dje u varrosën listat e KLP dhe KLGJ, PD s’bëhet palë e farsës

Kush duhet ta përdorë emrin “Maqedoni”?

Kush duhet ta përdorë emrin “Maqedoni”?

Kreu i Policisë së Shtetit e nis punën nga Shkodra. Takime të ethshme një ditë pas…

Kreu i Policisë së Shtetit e nis punën nga Shkodra. Takime të ethshme një ditë pas…







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje
Politikë

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

by mirseda
17:17 | 04/03/2026
0

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në protestë në 12 mars....

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

16:41 | 04/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet në treg

Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet në treg

16:27 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com