Ylli i Leiceste City, Riyad Mahrez, është revoltuar shumë me ekipin e tij dhe nuk paraqitet në stërvitje për më shumë se një javë. E gjithë kjo situatë është krijuar në ditët e fundit të merkatos së janarit, pasi “dhelprat” bllokua kalimin e algjerianit te gjiganti i Manchester City. Situata ka agravuar shumë dhe kjo ka bërë që për ta zbutur atë të ndërhyjë shefi i sindikatës së futbollistëve, Gordon Taylor, kërkon që të zgjidhet sa më parë e mundur. “Nëse nevojitet ndërhyrja apo ndihma jonë jemi gati të kontribuojmë. Jemi në kontakt me klubin dhe futbollistin. Leciester duhet të tentojë të jetë i duruar dhe mirëkuptues. Shpresojmë që Mahrez të kuptojë situatën, sa më parë të dilet, aq më mirë për të gjithë”, deklaori Taylor për BBC.
Mediat britanike kanë raportuar se Mahrez është duke kërkuar një garanci nga ekipi që do të lejohet të largohet në merkaton e verës, si kusht për tu rikthyer bë stërvitje. Algjeriani prej një jave nuk paraqitet në stërvitje, madje duke munguar tashmë në dy ndeshje, përkatësisht kundër Everton dhe Swansea. Mahrez nuk është grumbulluar as për ndeshjen që Leicester do të diskutojë në transfertë ndaj Manchester City ditën e shtunë. Një formë proteste kjo e futbollistit për shkak se Leicester refuzoi ta shesë atë te “Qytetarët” në merkaton e dimrit, edhe pse Guardiola kishte ofruar jo pak por plot 74 milionë euro për lojtarin 26-vjeçar.