Lajme jo të mira vijnë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), i cili ka bërë parashikimin për ditët në vijim në lidhje me situatën e motit dhe përmbytjeve.
Duket se rreziku nuk ka kaluar ende, teksa IGJEUM parashikon se sot dhe nesër do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve, por Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit të ujit. Sipas IGJEUM, rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot dhe nesër nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3 / 14, në vendet e ulëta: 1 / 15, në vendet malore: -3 / 9 °C.