Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“As luftë, as paqe”/Si po “pushtojnë” botën Rusia, Kina dhe Irani

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“As luftë, as paqe”/Si po “pushtojnë” botën Rusia, Kina dhe Irani

“The Economist”/Një element kyç i strategjisë kineze, është të “njohësh armikun tënd”. Gjeneralët në Akademinë e Shkencave Ushtarake në Pekin, studiuan çdo aspekt të “revolucionit mbi çështjet ushtarake” në SHBA gjatë viteve 1980, të nxitur nga përparimet në fushën e mikroprocesorëve, sensorëve dhe komunikimeve.

Ata arritën në përfundimin, se megjithëse Kina ishte e vendosur të shfrytëzonte teknologjitë e reja, për të krijuar versionin e vet të luftës “së informatizuar”, nuk do të qe në gjendje të sfidonte drejtpërdrejti ushtrinë amerikane deri në mesin e shekullit XXI-të.

Përpjekja për ta arritur këtë më shpejt, do të qe vetëvrasëse. H.R.McMaster, këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump, tha në një rast: “Ekzistojnë dy mënyra për të luftuar Shtetet e Bashkuara: asimetrike dhe idiote”.

Prandaj, gjeneralët kinezë dhe homologët e tyre rusë, të cilët kishin qenë po aq të mahnitur nga saktësia e bombardimeve që tregoi Amerika në luftën e parë të Gjirit, kërkuan rrugët për të pasur përfitime politike dhe territorial, pa e kapërcyer pragun e një lufte të hapur.

Ata dolën me konceptin e një “zone gri”, në të cilën fuqi si Rusia, Kina dhe Irani mund të ushtrojnë agresion dhe imponohen, pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të përshkallëzimit dhe ndëshkimit të ashpër. Mark Galeotti, i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë, e përshkruan këtë qasje si një “gjeopolitikë guerrilase”.

Një aspekt thelbësor i sfidave të zonave gri, është se ato duhet të jenë mjaftueshëm të paqarta, për t’i lënë objektivat e tyre të pasigurt se si të reagojnë.

Nëse guxojnë shumë pak, do të përballen me një seri humbjesh të vogla, por kumulative. Nëse guxojnë shumë, ato rrezikojnë të mbahen si përgjegjëse për përshkallëzimin e pamatur.

Sikurse argumenton Hal Marks i Institutit të Kërkimeve të Politikave të Jashtme në Filadelfia, SHBA, taktikat e zonave gri, janë “të mbuluara shpesh me dezinformata dhe mashtrime, dhe kryhen shpesh në mënyra, të cilat synojnë ta vështirësojnë fajësimin e palës përgjegjëse.

Ato tërhiqen nga një mori mekanizmash, që variojnë nga sulmet kibernetike deri te propaganda dhe përmbysja, shantazhi ekonomik dhe sabotimi, sponsorizimi i forcave të caktuara dhe një ekspansionizëm agresiv ushtarak.

Rastet më të fundit të sfidave të tilla janë ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, sjellja agresive e Kinës në Detin e Jugut dhe atë të Kinës Lindore, dhe përdorimi nga Irani i milicive të mbështetura prej tij, për të formuar një “hark ndikimi” nga Iraku, Siria dhe Libani. Të tria  vendet e njohin, dhe në një farë mase i frikësohen fuqisë ushtarake perëndimore.

Por po të tria, shohin gjithashtu dobësi që mund t’i shfrytëzojnë. Një strategji ruse e zonës gri, është tek minojë besimin tek institucionet perëndimore, dhe inkurajojë lëvizjet populiste, duke u përzierë në zgjedhje e tyre, dhe duke përdorur mashtrimet në mediat sociale për të forcuar pakënaqësitë dhe paragjykimet e qytetarëve perëndimorë.

Rezultati, shpreson Kremlini, do të zbehë aftësinë e Perëndimit për t’u përgjigjur me vendosmëri, akteve që sfidojnë normat ndërkombëtare.

Nëse sulmet kibernetike ruse ndihmuan në zgjedhjen e Donald Trumpin si president i SHBA-së, ato kanë qenë të suksesshme në qëllimin e tyre më të gjerë, në mos edhe atë më të ngushtë, të lehtësimit të sanksioneve lidhur me Ukrainën.

S’ka asnjë dëshmi të pjesëmarrjes së kinezëve në sulmet e hakerëve rusë ndaj Perëndimit, por përdoruesit e punësuar nga qeveria, dërgojnë çdo vit qindra miliona postime në mediat sociale, duke sulmuar vlerat perëndimore dhe duke përhapur ndjenjat nacionaliste.

Zgjedhja e Trump si president, i shërben edhe qëllimeve kineze. Refuzimi i këtij të fundit i Partneritetit Trans-Paqësor, eliminoi një sfidë për hegjemoninë rajonale ekonomike të Kinës, një objektiv kryesor i strategjisë së saj të zonës gri.

Dhe armiqësia e presidentit amerikan ndaj tregtisë së lire, dhe vendimi i tij për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën, e lejoi Xi Jinping të pozicionohej si një mbrojtës i rendit ndërkombëtar.

Sa i përket Iranit, mosqëndrueshmëria e Amerikës ,dhe mungesa e një strategjie afatgjatë në Lindjen e Mesme, i kanë ofruar Teheranit mundësi të pakufishme për kërkimin e përparësive të zonës gri.

Suksesi i strategjisë së zonës gri, varet nga durimi dhe aftësia për të përzier së bashku të gjitha instrumentet e pushtetit shtetëror, në mënyra që shoqëritë pluraliste dhe demokratike e kanë më të vështirë për t’i mbërritur.

Lufta hibride, mund të jetë aq e vjetër sa vetë lufta në histori, por në Ukrainë, Rusia dha një shembull të përafërt, duke përdorur një sërë teknikash: propagandë të sofistikuar që shkaktoi ankthe tek banorët lokalë, dhe legjitimoi veprimet ushtarake; kërcënim të  përshkallëzimit”, duke përfshirë edhe përdorimin e kufizuar të armëve bërthamore. Të gjitha këto, e shtynë Perëndimin të mendonte edhe një përgjigje ushtarake të çfarëdo lloji.

Synimi i Rusisë, nuk është të “fitojë” një luftë në Ukrainë, por të anulojë përpjekjen e këtij vendi për të dalë jashtë orbitës së Rusisë; dhe për të dekurajuar vendet e tjera, si Bjellorusia, të provojnë diçka të ngjashme.

Përpjekja nuk ka qenë pa kosto. Sanksionet kanë shkaktuar dëme. Por as zoti Putin, dhe as ndonjë pasues i mundshëm i tij, nuk do të hezitonin, nëse lind nevoja, të përdorin të njëjtat teknika të luftës hibride në të ardhmen.

Lufta hibride, është e vështirë të frenohet nëse shteti i shënjestruar, nuk mbështetet mbi një strategji hibride. SHBA zotëron mjete të fuqishme ekonomike dhe financiare në dispozicion të saj, së bashku me një arsenal armësh kibernetike, ekspertë, një rrjet aleancash, dhe një fuqi të butë të pakrahasueshme.

Por Perëndimi ka prirjen të mendojë për konfliktin në mënyrë binare:jemi ose në luftë ose në paqe; fitojmë ose humbasim.

Kundërshtarët e saj, janë më shumë të prirur për t’u konfliktuar diku midis luftës dhe paqes, dhe për të zbehur dallimet midis aseteve civile dhe ushtarake, në ndjekje të qëllimeve të tyre.

Pra, për kundërshtarët e sistemit të bazuar në rregulla, zona gri do të vazhdojë të mbetet një terren pjellor.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: “As luftëas paqe”dinakeIranitKinësrusiastrategjia

TË LIDHURA

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze
Bota

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Trump paralajmëron Iranin: Dislokon flotë të fuqishme, nëse s’ka marrëveshje…
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Dislokon flotë të fuqishme, nëse s’ka marrëveshje…

19:31 | 30/01/2026
Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve
Bota

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

12:29 | 30/01/2026
Next Post
Denoncimi/“Si vidhen tokat shtetërore në fshatin Vrinë të Sarandës”

Denoncimi/“Si vidhen tokat shtetërore në fshatin Vrinë të Sarandës”

Akuzat e Finos detyrojnë FSHF-n të bëjë transparencë fondesh

Akuzat e Finos detyrojnë FSHF-n të bëjë transparencë fondesh

Sondazhet, maqedonasit pro ndryshimit të emrit

Sondazhet, maqedonasit pro ndryshimit të emrit







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit
Showbizz

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

by mirseda
21:46 | 30/01/2026
0

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona është nisur drejt spitalit,...

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

20:44 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com