Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) 1 vit pa Dritëro Agollin, shkrimtarin që triumfoi mbi burokratin

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura


Dritëro Agolli, nuk e ka cilësuar asnjëherë të shkuarën e vet si një mallkim. Përkundrazi, e ka pohuar gjithmonë se ka qenë një komunist me bindje, se pati kontribuar që adoleshent për atë regjim si korrier i partizanëve, se bëri karrierë në atë sistem si gazetar dhe shkrimtar.

Dhe është ndër të paktit, që doli prej ferrit komunist pa një maskë në fytyrë, pa u detyruar ta kthente xhaketën brenda 24 orëve, pa mëtuar të kishte qenë një disident i kamufluar.

Rreshtimi i qartë politik, i dha padyshim poste burokratike, sikurse ishte ai i kryeredaktorit të “Zërit të Popullit” apo Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve, edhe pse burokracinë komuniste e telendisi në mënyrë ekzemplare në veprën e tij të mirënjohur satirike “Shkëlqimi dhe rënia e shoku Zylo”, e vlerësuar edhe në Perëndim, vetëm në fillim të vitit 1990.  Por kjo nuk i zbehu dot talentin si poet, publicist dhe shkrimtar.

Në sistemin pluralist, vlerat letrare vazhduan t’i rezistojnë kohës. Personazhet, batutat, dhe mesazhet kuptimplota të poezive, romaneve apo filmave artistikë me skenarët e shkruara prej tij, mbeten ende tërheqës. Sigurisht, rreshtimi politik vijon të sulmohet ashpër.

Shumë ish të përndjekur politikë apo të afërm të tyre, nuk e pranojnë dot qëndrimin në piedestal të një shkrimtari që bëri pakt me diktaturën, realitet që Agolli nuk e ka mohuar kurrë, teksa ata e paguan shumë rëndë kundërshtimin e regjimit. Thuajse në një peshore, ata vendosin edhe shkrimtarin tjetër të mirënjohur Ismail Kadare.

Dualizimi mes të dyve në diktaturë, i ushqyer haptazi edhe vetë nga kupola e diktaturës, me gjasë si një kopje e dualizimit Hoxha-Shehu në krye të PKSH, ka prodhuar edhe një kategori të veçantë kritikësh, që rreken ta silurojnë Agollin, mbi bazën e një analize letrare krahasimore.

Përfundimi i tyre: Kadare është një shkrimtar i madh i kalibrit të Nobelit, Agolli mbetet një shkrimtar i dobët dogmatik e soc-realist, që i shërbeu fund e krye diktaturës.

Që letërsia dhe stili i Kadaresë, ishte në disa aspekte i një universi tjetër, nga ai që gjendej brenda Shqipërisë së telave me gjemba, kjo është pranuar edhe nga vetë Agolli, që në vitin 2005 refuzoi propozimin e Lidhjes për ta propozuar si një kandidat për Çmimin Nobel, duke u shprehur se i vetmi i denjë për këtë kandidaturë është Kadare, vepra e të cilit nisi të përkthehej masivisht jashtë vendit që në vitet 1970.

Teksa nga të dy nuk kanë munguar veprat lavdëruese mbi partinë dhe shokun Enver. Si Kadare ashtu edhe Agolli tentuan dhe ia dolën disa herë të kapërcejnë kllapat e realizimit socialist.

I pari më tepër se i dyti, duke paraqitur jo njeriun e ri socialist, por shqiptarin e thjeshtë ashtu siç ishte, burrëror, frikacak, anadollak, shpotitës, auto-ironik fodull, servil, i paaftë, dinak, mashtrues, zemërbardhë, i lig etj., duke provuar edhe shijen e hidhur të censurës dhe ndalimit të disa botimeve.

Ajo çka e bënte më të veçantë qenë poezitë e tij bukolike, fryt i një lloj lidhje organike me tokën, shtëpinë dhe vendlindjen e tij, Devollin, nga i cili nuk u shkëput asnjëherë shpirtërisht.

Ata që arrijnë të lënë mënjanë emocionet, dhe gjykojnë në kontekstin e kohës, shohin një Dritëro që pavarësisht posteve, nuk ka qenë në thelb një fanatik dhe militant i zellshëm i atij regjimi.

Siç shprehet edhe Kadare në kujtimet e tij, Agolli ishte nga ata njerëz që fliste shumë herë kundër regjimit në rrethe të ngushta, që i njihte dhe kritikonte format e tij represive.

Por çdo gjë matet me vepra dhe politikisht Agolli e ka lënë një të tillë. Në qershorin e viti 1991, ai ishte i pari dhe i vetmi që u ngrit publikisht kundër kultit të Enver Hoxhës në Kongresin e X të PPSH.

Artistë, gazetarë dhe publicistë të njohur kujtojnë sot ndihmën personale që i kanë dhënë Agolli në promovimin e tyre, duke shpërfillur me takt “njollat” e tyre në biografi.

Dritëroi ka qenë gjithmonë aktiv në jetën politike të vendit, duke mos ngurruar të denoncojë korrupsionin e qeverisjes së socialistëve dhe demokratëve, duke marrë mbi shpinë lëvdata apo sulme të egra sipas rastit, të cilave ai u është përgjigjur përherë me ironinë e tij therëse.

Me poezinë “Kur të jesh mërzitur shumë”, Agolli e la shumë herët testamentin e tij vetjak për lexuesit, ndërsa vargjet që vazhdojnë të mbeten edhe sot aktuale në Shqipërinë tonë halleshumë janë: Në vendin tim, në vendin tënd, një kokë e çmendur, të gjithë i çmend! 

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: agolliburokratinDriterokomunizemshkrimtaritriumfoi

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026
Next Post

Vrau Kasmin, zbardhet dëshmia e grekut të “frikshëm”

Video/Atentati në Itali, çfarë ndodhi tri ditë më parë? Dyshimet e para

Ç’pritet të ndodhë në Fier? IKMT do hedhë dy objekte në erë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

by mirseda
17:21 | 06/06/2026
0

Protestat e nisura prej një jave këtë të shtunë janë rikthyer në zonën e Zvërnecit, nga atje...

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com