Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Polonia “shkund” Gjermaninë: Dorëzoni kriminelët nazistë!

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Polonia “shkund” Gjermaninë: Dorëzoni kriminelët nazistë!

Me ndihmën e Interpolit Polonia po kërkon 1600 ish-oficerë SS. Ata akuzohen se kanë kryer krime lufte në kampet gjermane të përqëndrimit. Polonia e sheh këtë si shans të fundit për t’u kërkuar atyre llogari. Prokurorët e Polonisë i janë futur me guxim një pune ambicioze: që të gjejnë dhe të nxjerrin para gjyqit oficerët SS që janë ende gjallë. Ndoshta kjo është një përpjekje e fundit për t’i bërë të japin llogari ata fajtorë që ende jetojnë.

“Më në fund ne duhet t’i shohim në mënyrë komplekse vrasjet masive në kampet gjermane të përqendrimit. Është detyrë e çdo prokurori që t’i gjejë dorasit dhe t’i bëjë ata që të japin llogari. Duam të dimë a është e mundur që t’i gjejmë tani kriminelët nazistë,” thotë prokurori Robert Janicki nga Instituti i Përkujtimit Kombëtar (IPN) në Varshavë, në bisedë me DË. Instituti i themeluar në vitin 1999, i cili merret në mënyrë shkencore dhe juridike me historinë e Polonisë nën sundimin gjerman dhe sovjetik, ka nisur së fundi qindra hetime për shkak të krimeve naziste. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me pushkatime masive dhe shkatërrime të fshatrave në Poloni gjatë pushtimit gjerman (1939-1945). Ndër to ka si hetime që janë nisur zyrtarisht, ashtu edhe raste individuale, në të cilat të afërm të viktimave kanë paraqitur padi individuale.

 Kampi i përqendrimit Dachau – pas çlirimit

Nëntë hetimet më të gjera kanë të bëjnë me vrasjet në masë të shtetasve polakë në kampet gjermane të përqendrimit nga viti 1939 deri 1945, dhe pikërisht këto raste synon t’i studiojë IPN tani më intensivisht. Bëhet fjalë për kampet e përqendrimit Auschëitz-Birkenau, Ravensbrück, Majdanek-Lublin, Buchenëald, Mauthausen, Sachsenhausen, Dachau, Mittelbau-Dora dhe Groß-Rosen. “Po nuk është fjala për një kërkim të përgjithshëm për kriminelë, por për persona shumë konkretë. Ne kemi dëshmi kundër këtyre personave dhe informacione të sakta për emrat dhe funksionet, që kanë ushtruar në kampet e përqendrimit”, thekson Robert Janicki.

Një grup pune prej prokurorësh dhe historianësh ka hartuar ndërkohë një listë me emrat e 23.0000 funksionarëve SS të kampeve të përqendrimit. Prej tyre 1600 janë përzgjedhur në bazë të kritereve të rrepta: bëhet fjalë për persona, të cilët nuk janë ndëshkuar për krimet e tyre, të cilët gjatë luftës kanë qenë në të 20-at e tyre dhe profesionet e mëparshme të të cilëve dhe adresat njihen-DW.

Krimet e luftes nuk parashkruhen

Polonia ka angazhuar tani organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol. Deri tani, te Interpoli janë paraqitur 400 lutje nga Polonia, 1200 të tjera do të pasojnë. Mbi 10 raste tashmë janë verifikuar. Përgjigjet që erdhën nga Gjermania dhe Austria ishin të gjitha negative: të kërkuarit nuk janë më gjallë ose adresa e tyre është e panjohur.

Shumica e oficerëve SS që kërkohen ndoshta jetojnë në Gjermani, supozon prokurori Janicki. Po të gjenden, Polonia do të nxirrte një Urdhër Arresti Evropian dhe do t’i drejtohej Gjermanisë për ekstradimin e tyre. Midis të akuzuarve janë jo vetëm gjermanë, por edhe austriakë, ukrainas, bjellorusë dhe letonezë.  Sipas legjislacionit polak nuk ka parashkrim për krimet e luftës, për krimet kundër njerëzimit dhe për gjenocidin.

Tags: DoreyoniGjermaninekrimineletnazistepoloniashkund

TË LIDHURA

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën
Bota

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
SHBA mbështet ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030
Bota

SHBA mbështet ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030

21:29 | 03/11/2025
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

16:27 | 03/11/2025
Next Post
Kirurgët në grevë, por jo të gjithë u bashkohen

Kirurgët në grevë, por jo të gjithë u bashkohen

Racizmi ndaj shqiptarëve, nisin hetimet në Serbi

Racizmi ndaj shqiptarëve, nisin hetimet në Serbi

Sherr me thika në Korçë, 35-vjeçari shkon i plagosur në spital

Sherr me thika në Korçë, 35-vjeçari shkon i plagosur në spital







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com