Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Reforma e emigrantëve, “muri” që ndan republikanët nga demokratët

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Reforma e emigrantëve, “muri” që ndan republikanët nga demokratët

Në Kongres, tema e imigracionit vazhdon të jetë thelbi i një debati të ndezur mes demokratëve dhe republikanëve. Në fjalimin e tij presidenti Trump i kushtoi një vëmendje të madhe reformimit të sistemit të imigracionit.

Presidenti e prezanton reformën e tij si një plan që i shërben interesave më të mira të familjeve amerikane dhe punëtorëve amerikanë. Ai tha se Amerikës i duhet një sistem funksional imigracioni që nuk minon mirëqënien e amerikanëve dhe sigurinë e vendit e rendin në komuniteti.

Reformat e propozuara nga presidenti ndahen në katër shtylla ku veçohen politikat specifike. Në shtyllën e parë është statusi i rreth 2 milion të rinjve të sjellë në moshë të mitur ilegalisht në Amerikë.

Presidenti propozoi një rrugë drejt shtetësisë për ata individë që përmbushin standade arsimimi dhe punësimi, një kompromis që ka zemëruar shumë përkrahës që e cilësojnë këtë politikë si amnisti për shkeljen e ligjit federal. Por me këtë lëshim, presidenti shpreson ta ketë më të lehtë arritjen e kompromisit me demokratët.

Fryma e përgjithshme e reformës së administratës është një imigracion që nuk dëmton, por ndihmon ekonominë amerikane, nuk cënon, por forcon sigurinë e vendit apo rendin në komunitete.

Presidenti kishte ftuar në sallën e Kongresit prindërit e dy vajzave të vogla të vrara brutalisht nga anëtarë të bandës MS-13.

Në sallë ishte i ftuar edhe një agjent i strukturave federale të anti-imigrancionit të paligjshëm, oficeri CJ. Administrata Trump e ka theksuar si përparësi të politikave të saj të brendshme luftën kundër rrjeteve kriminale që ai thotë se në shumë raste ushqehen nga elementë kriminalë që futen ilegalisht përmes kufirit. Presidenti kërkon nga Kongresi fondet për një barrierë mbrojtëse përgjatë kufirit me Meksikën: 

“Kjo kërkon ndërtimin e një muri në kufirin jugor, kërkon punësimin e heronjve si CJ për të mbrojtur komunitetet tona. Ajo që ka rëndësi: plani ynë mbyll të çarat e tmerrshme që kanë shfrytëzuar kriminelët dhe terroristët për t’u futur në vendin tone, si dhe i jep fund praktikës së tmerrshme ‘kap e lësho’ (të elementëve kriminalë)”, tha Presidenti Trump.

Presidenti tha se politika të tilla ndihmojnë edhe mirëqënien e punëtorit amerikan, pasi ai thotë se imigrantët e pakualifikuar ushtrojnë presion negative mbi pagat, duke dëmtuar shanset e punësimit të amerikanëve.

Po në lidhje me ekonominë dhe aftësinë konkurruese të Amerikës, presidenti ka propozuar: eliminimin e lotarisë së vizave, duke e zëvendësuar atë me një sistem të bazuar tek meritat e aplikantit në raport me nevojat e tregut amerikan të punës. Plani i administratës parashikon ndryshime edhe në imigracionin familjar, apo imigracionin zinxhir, që u lejon imigrantëve të rinj të sjellin një rreth të gjerë të të afërmve pasi marrin shtetësinë. Presidenti ka propozuar një reduktim të këtij sistemi zinxhir.

Demokratët, në përgjigjen e tyre, nuk i kursyen kritikat edhe në lidhje me politikat e administratës lidhur me imigracionin, shkrua voa. Ligjvënësi Joseph Kennedy III kishte zgjedhur si skenë nga ku mbajti fjalimin një qytet në Masaçusets, të ndërtuar nga imigrantë.

Ai iu drejtua imigrantëve me fjalët: ju jeni pjesë e historisë sonë; ne do të luftojmë për ju”. Ishte një fjalim që u përpoq të përcillte kredon amerikane, si një tokë e premtuar për të gjithë ata që vuajnë, që duan e që përpiqen për më shumë.

Por pavarësisht nga pathosi i fjalimit të ligjvënësit Kennedy, apo sa zymta apo të frikshme janë skenaret që prezantoi Presidenti Trump në fjalimin e tij, e që ai i lidhur me politikat aktuale të imigracionit, reforma do të kërkojë mendje të ftohta dhe një vullnet të mirë për të arritur kompromis.

Por do të kërkojë edhe punë intensive, pasi po afron afati i 8 shkurtit, dhe nëse nuk është arritur një marrëveshje brenda kësaj date, ka rrezik që të ketë një mbyllje tjetër të qeverisë federale.

Tags: ‘ndan’demokratetemigrantëvemurireformarepublikanet

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Next Post
Shkëlqen Messi dhe dominon Barcelona, por “Camp Nou” po braktiset

Shkëlqen Messi dhe dominon Barcelona, por “Camp Nou” po braktiset

Bushati, Berishës: Mos përmend detin, faqja jote u nxijë përjetë

Bushati, Berishës: Mos përmend detin, faqja jote u nxijë përjetë

Këshilltari i Bushatit përgënjeshtron Kotzias: S’di nga i gjeti 12 miljet

Këshilltari i Bushatit përgënjeshtron Kotzias: S'di nga i gjeti 12 miljet







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com