Interi ka kohë që ishte në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe të fortë dhe ardhja e Milan Skriniar i kishte përmbushur pritshmëritë. Agjenti i mbrojtësit ka thënë se për lojtarin e tij ka pasur oferta deri nga 60 deri në 65 milionë euro, por që Interi i ka refuzuar.
Klube si Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United, kanë bërë këto oferta që për një 22 vjeçar mbeten shumë të larta. “Nuk dua të bëhem specifik, por mund ta konfirmoj që në klub ka pasur oferta për të nga 60 deri në 65 milionë euro”.
“Nuk kam shkuar tutje, pasi e di që nuk ka asnjë gjasë që Interit të heq dorë nga lojtari gjatë dimrit”, ka thënë Karol Csonto për Sport. Milan Skriniar ka krijuar një dyshe të fortë në mbrojtje me Mirandan, duke i sjell siguri Interit në mbrojtje. Interi pas disa vitesh ka gjasa të mira që të kap një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi mban vendin e katërt në Serie A.