Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

MotoGP/Testet në Malajzi dominohen nga dyshja Rossi-Vinales

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
MotoGP/Testet në Malajzi dominohen nga dyshja Rossi-Vinales

Dyshja e Yamahas është duke dominuar në ditën e dytë të testeve të Moto GP, që po mbahen aktualisht në Malajzi. Maverick Vinales mundi shokun e tij te ekipi, Valentino Rossi, duke fiksuar njëkohësisht edhe kohën më të shpejtë. Por sidoqoftë për një orë nuk u garua aspak dhe pilotët qëndruan pranë skuadrave respektive, në pritje të përmirësimit të kushteve të pistës dhe tharjes së cirkuitit, për shkak të reshjeve të shiut, që kishin rënë gjatë natës.

38-vjeçari italian, që është ende duke rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi sezonin e kaluar, regjistroi shpejt kohën 1’59″390, duke ulur me 0,037″ kohën më të shpejtë të ditës së parë, të fiksuar nga Dani Pedrosa. Në fakt koha e Doktorit rezistoi deri 11′ para fundit, sepse ishte pikërisht kolegu i tij Maverick Vinales, që e uli kohën më të shpejtë edhe me 0,035″.

Vinales qëndroi në pistë për 68 xhiro, ndërsa veterani italian për vetëm 39, natyrisht për të ruajtur energjitë, pasi ditët e para të provave pas pushimeve të dimrit, në raste të tilla janë vërtet shumë të lodhshme. Gjithsesi Rossi është shfaqur tepër i kënaqur me këto teste, aq sa për të deklaruar që Yamaha është që tani më mirë sesa në vitin 2017, ndërsa Vinales në krahun tjetër, shtoi se ka shenja të qarta përmirësimi edhe në lidhje me administrimin e gomave, pasi siç dihet, sezonin e kaluar Yamaha vuajti shumë konsumimin e gomës së prapme.

Dita e dytë ishte një ditë shumë e mirë gjithashtu edhe për pilotin britanik Cal Crutchlow, që garon me Hondën e Lucio Cecchinello-s. 32-vjeçari nga Coventry e mbylli ditën në vendin e tretë, me kohën 1’59″443, duke lënë pas Jorge Lorenzo-n me Ducati për 0,055″, ndërkaq i 5-ti për vetëm 0,011″ u pozicionua piloti tjetër i Ducati-t, australiani Jack Miller.

I 6-i u klasifikua piloti i skuadrës Yamaha Tech 3, Johan Zarco, ndërsa kampioni në fuqi Marc Marquez, ashtu si edhe në provat e ditës së parë, u rendit në vendin e 7. Në vazhdim u renditën dy pilotë që konkurrojnë me Ducati, si nënkampioni i botës Andrea Dovizioso e Danilo Petrucci, ndërsa 10-shen e parë e kompletoi Andrea Iannonen me Suzuki.

Pikërisht motori i 28-vjeçarit abrucez shpërtheu në flakë në fillim të sesionit të provave, ndërkaq testet u ndërprenë për 10′ për shkak të rrëzimit të spanjollit Pol Espargaro në kthesën numër 4, që ndonëse qëndroi në pistë për vetëm 23 xhiro u pozicionua i 14, dy vende më lart se shoku i tij te ekipi KTM Bradley Smith, ndërkaq vëllai tjetër Aleix Espargaro me Aprilia-n e tij u klasifikua në vendin e 11.

Kurioz është fakti që i vetmi pilot që nuk ia doli dot mbanë për të përmirësuar kohën e një dite më parë ishte Dani Pedrosa. 32-vjeçari katalanas ishte piloti i fundit që u rendit poshtë 2′, sidoqoftë duke i marrë të dy ditët bashkë koha e Pedrozës gjithsesi rezistoi në vendin e tretë, megjithëse vlen të theksohet se si Marquez ashtu edhe Pedrosa më shumë sesa për kohën menduan për testimet në aspektin aerodinamik./supersport/

Tags: dominohendyshjaMalajziMotoGPRossi-Vinalestestet

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Ekstradimi i Seitit/Ministrja Gjonaj kundër kryeprokurores Marku

Ekstradimi i Seitit/Ministrja Gjonaj kundër kryeprokurores Marku

Ibrahimoviç drejt LA Galaxy, Mourinho: Do kishte folur me mua

Ibrahimoviç drejt LA Galaxy, Mourinho: Do kishte folur me mua

Ekzekutim mafioz në Tiranë, 5 plumba drejt viktimës

Ekzekutim mafioz në Tiranë, 5 plumba drejt viktimës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com