Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Gara në FSHF/Hala: Po më bëjnë presion që të tërhiqem, do informoj UEFA-n

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gara në FSHF/Hala: Po më bëjnë presion që të tërhiqem, do informoj UEFA-n

Gara për kreun e FSHF-së sa vjen dhe bëhet më e ashpër, ku Bashkim Fino dhe Armand Duka kanë hedhur shumë akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa edhe mediat e kanë lënë në harresë kandidatin që ka lidhje me sportin, Shpëtim Halën në harresë. Ky i fundit në një prononcim për mediat është shfaqur i shqetësuar rreth situatave më të fundit që po ndodhin, ku pohon se do të informojë UEFA-n për gjithçka.

“Jam i shqetësuar për akuzat e ndërsjellta nga të dy kandidatët, me ndërhyrjen e politikës në këto zgjedhje, pasi mund të dënohet futbolli shqiptar. Këtë shqetësim po e ndjekin UEFA dhe FIFA dhe nuk e shoh të udhës që njerëz të veshur me pushtet të bëhen pjesë e një gare. I bëj thirrje atyre që kanë interes për futbollin në Shqipëri, që të mos bëjnë presion dhe të takojnë delegatët. Një tjetër shqetësim është edhe koha mediatike, ku në krahasim me dy rivalët e tjerë kam pasur shumë pak kohë në dispozicion, si në mediat lokale dhe ato kombëtare. Këto shqetësime do t’ia bëj të ditura UEFA-s, ku po mbledh fakte”, u shpreh Hala në fjalën e tij.

Më pas, i pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se nuk do të largohet nga gara, edhe pse njerëzve pranë tij u janë dërguar fjalë për t’u larguar. “Për aq kohë sa jam pjesë e garës do t’i qëndroj deri në fund, pavarësisht se mund të vijnë presione nga njëri apo tjetri kandidat. Personalisht nuk më kanë bërë asnjë presion, por u kanë ardhur mesazhe personave të tjerë, jo nga Duka dhe Fino, nuk mund ta them këtë. Nuk preferoj askënd midis Finos dhe Dukës, por mendoj se unë do të fitoj në këtë garë”, vijoi më tej Hala.

Në lidhje me njohjen e delegatëve dhe takimit me Lazen, ai u shpreh: “Deri në mbarimin e afatit për delegatët ka pasur shumë ndryshime, por pak a shumë delegatët njihen. Unë i njoh për shkak të kontakteve që kam patur me klubet e tjera. Nuk e shoh shumë shqetësuese në krahasim me problematikat e tjera. Takimi me Lazen? E falënderoj që u tregua i gatshëm për të më takuar. Biseduam për futbollin në Shqipëri, por e falënderoj edhe për faktin që u tregua i sinqertë dhe votën do t’ia japë Z. Duka”, u shpreh Shpëtim Hala, ish gjyqtari i futbollit që pretendon postin e presidentit të FSHF-së.

Tags: fshfgaraHalainformojpresioneUEFA-n

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Next Post
Përjashtohet nga gara për KLGJ, Hazizaj: Prokuroria lajthiti

Përjashtohet nga gara për KLGJ, Hazizaj: Prokuroria lajthiti

Duka dhe Rama shkatërruan kompleksin Dinamo; Legjendat shiten tek tregu çam

Duka dhe Rama shkatërruan kompleksin Dinamo; Legjendat shiten tek tregu çam

Ministri grek Kotzias: S’e diskutuam me Bushatin çështjen Çame, ajo s’ekziston

Ministri grek Kotzias: S'e diskutuam me Bushatin çështjen Çame, ajo s'ekziston







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com