Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Financieri i Habilajve u “arratis” nga qelia me ndihmën e shtetit”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Financieri i Habilajve u “arratis” nga qelia me ndihmën e shtetit”

Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit. Sipas Ramës ky është një skandal, pasi është “arratisur” një i arrestuar për trafik droge me ndihmën e shtetit.

Deputeti, me anë të statusit të tij në “Facebook” shkruan se: Është i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017. Është shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41)!

Postimi i plotë

Skandal: shteti kundër drejtësisë!

I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Eshtë i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017.

Eshtë shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41) !

Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhej të kishte nisur menjëherë hetimin e këtij skandali, që përbën gjithashtu një krim të rëndë shtetëror!

E meqë nuk ka njoftim ta ketë bërē, është në kohë ta bëjë sa më parë, duke filluar çështjen penale në ngarkim të autorëve që organizuan dhe realizuan në bashkëpunim ekstradimin e paligjshëm të të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës që kishin të arrestuar, i cili u “arratis” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Sepse është skandaloze që Prokuroria ka nisur një “hetim administrativ” për prokurorët që arrestuan dhe hetonin trafikantin, ndërkohë që do të duhej të ishin arrestuar tashmë, më e pakta për shpërdorim detyre dhe pengim te hetimit të gjithë ata që në bashkëpunim organizuan dhe realizuan ekstradimin e paligjshëm!

Naiviteti apo injoranca e deklaratës së Prokurorisë së Përgjithëshme dhe e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishin dijeni që ai ishte i arrestuar apo që ndaj tij nuk kishte filluar çështje penale, nuk mund të jenë justifikim e aq më pak argument, për të mbuluar shkeljet e rënda ligjore!

Kështu ndodh kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikisht!

Tags: arratisfinancieriHabilajvendihmënqeliashtetit

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Foto pikante/Gjithçka nga tubimi opozitar

Kush po e vuan dështimin e protestës? Avokati i njohur flet me emra

Federer fiton por mbetet i dyti, Halep rrëzohet nga froni

Federer fiton por mbetet i dyti, Halep rrëzohet nga froni

Emri/ Arrestohet shqiptari me pasaportë izraelite, vodhi 8 celularë

Emri/ Arrestohet shqiptari me pasaportë izraelite, vodhi 8 celularë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com