Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kultivimi i kanabisit ka ndodhur që në vitet 1960, ndërsa ishte vetë Enver Hoxha që kishte të gjithë kontrollin mbi të. Berisha tha se pas korrjes, lënda narkotike dërgohej jashtë, por bashkë më të tregtoheshin edhe cigare, ndërsa paratë e siguruara shkonin për mbrojtjen e diktatorit.
Ish-kryetari i PD-së, tha se në ato vite, struktura e partisë na dërgonte për të mbledhur lulëkuqe. Ne vitet 60 mbillej Hashash, por ne na çonin për të mbjellur lulëkuqe. Atëherë e drejtonte Enver Hoxha dhe asnjëherë tjetër.
Ai tha se në cdo vend të botës ka një Lazarat, ndërsa shtoi se ai mbillej edhe në Zyrih, Uashington dhe në disa vendet e tjera. Ai tha se krimi dhe droga ka mbuluar vendi, ndërsa shtoi se Klement Balili bënte shkëmbimin e drogës, pasi kishte kontrollin e kokainës, heroinës dhe kanabisit.
Çani: Për ta çuar jashtë?
Berisha: Padiskutim, dërgohej jashtë, dogë dhe cigare.
Çani: Ku shkonin këto para?
Berisha: Shkonin për mbrojtjen e tij, Enver Hoxhën. Çdo vend ka një Lazarat, kaloja përmes Zurihit ai ishte i mbjellë. Po ashtu edhe në Uashington.