Një debat i Forumit Ekonomik Botëror në Davos u pezullua të mërkurën pasi ministri i Jashtëm i Spanjës , Alfonso Dastis humbi vetëdijen, ndërsa është dashur ndërhyrja e mjekëve pasi gjendja e tij ishte e rëndë.
Sipas spanjolles El Mundo, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ministri i jashtëm rifitoi vetëdijen e plotë. Ky rast ka ndodhur në një transmetim direkt të Bankës Botërore gjatë një diskutimi që përfshinte Presidentin e Kolumbisë, Juan Manuel Santos, Presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, si dhe Ëinnie Byanyima të Oxfam International.