Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Turqia çorienton SHBA-të me mesazhe kontradiktore

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Turqia çorienton SHBA-të me mesazhe kontradiktore

Turqia po u dërgon SHBA-ve “sinjale kontradiktore” për operacionin e saj kundër forcave kurde në Sirinë veriperëndimore, duke ngritur shqetësime në Uashington se ofensiva mund të sjellë efekte negative dhe të fuqizojë grupin terrorist Shteti Islamik ose presidentin sirian Bashar al-Assad ose ndoshta të dy.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë të martën se Ankaraja deri tani nuk ka dhënë ndonjë qartësi mbi atë që shpreson të arrijë, pavarësisht bisedave të përditshme mes zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve.

“Ne jemi duke biseduar me një numër zyrtarësh turq në anën ushtarake dhe politike dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme,” tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, duke folur në kushte anonimiteti. “Mesazhet e tyre nuk janë të njëjta”.

“Do të duhet të shohim se si do të zhvillohet ngjarja në terren,” shtoi zyrtari.

Komentet nga Uashingtoni vijnë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis kundërshtoi fuqishëm veprimet e Turqisë gjatë një vizite në Indonezi.

“Dhuna në Afrin dëmton atë që ishte një zonë relativisht e qëndrueshme e Sirisë. Ajo tërheq vëmendjen nga përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar mposhtjen e ISIS-it, dhe mund të shfrytëzohet nga ISIS dhe al-Kaida,” u tha gazetarëve sekretari Mattis.

Javën e kaluar Turqia filloi bombardimin e rajonit të kontrolluar nga kurdët në Afrin përgjatë kufirit turk, në një përpjekje për të përzënë Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd, të njohur si YPG.

Një raport i Kombeve të Bashkuara të martën vlerëson se rreth 5,000 njerëz janë zhvendosur deri tani si rezultat i ofensivës të cilën Turqia po e quan “Operacioni Dega e Ullirit”, ndërkohë që disa njerëz të pafuqishëm nuk mundën të largohen.

Turqia thotë se ka marrë masa për të parandaluar viktimat civile dhe se operacioni në Afrin kishte vrarë të paktën 260 luftëtarë të njësisë YPG dhe të Shtetit Islamik. Por zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka luftëtarë ISIS-it në rajon dhe i kanë kërkuar vazhdimisht Turqisë të ushtrojë përmbajtje.

Presidenti Donald Trump pritet të flasë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën dhe zyrtarët thonë se presidenti amerikan do t’i kërkojë personalisht udhëheqësit turk të heqë dorë nga shkallëzimi i dhunës.

YPG ka qenë një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik dhe përbën një pjesë të madhe të Forcave Demokratike të Sirisë – një koalicion që ka rrënjosur militantët e ISIS-it pothuajse nga i gjithë i ashtuquajturi kalifat i tyre.

Zyrtarë të lartë amerikanë të martën vunë në dukje një dallim mes luftëtarëve të YPG-së që kanë punuar me forcat e koalicionit kundër Shtetit Islamik në pjesët lindore të Sirisë dhe YPG-së në Afrin, duke thënë se militantët në Afrin kurrë nuk kanë punuar me forcat amerikane.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë thonë se po bëjnë atë që munden për të siguruar që situata në Afrin të mos dalë jashtë kontrollit, duke përdorur ndërmjetës për të paralajmëruar luftëtarët e YPG-së që kanë punuar me forcat e koalicionit që të mos shkojnë në Afrin ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin mbështetjen amerikane.

“Kur ke të bësh me një partner, nëse interesat tuaja dhe të tyret ndryshojnë, atëherë do të duhet të zbusni qëndrimet,” tha një zyrtar amerikan. “Ne do të vazhdojmë të veprojmë pikë së pari sipas interesave amerikane”.

Një zyrtar tjetër paralajmëroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po mbështeteshin më pak tek forcat e YPG-së për të luftuar Shtetin Islamik në Siri, duke thënë se YPG-ja nuk vlerësohet të jetë më qendra e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga koalicioni.

Turqia e sheh YPG-në si një grup terrorist dhe e akuzon atë për lidhje me separatistët kurdë, shkruan voa. Zyrtarët turq kanë thënë se ofensiva nuk do të përfundojë derisa YPG-ja të largohet jo vetëm nga Afrin por edhe nga qyteti Manbij në lindje.

Tags: çorientonkontradiktoremesazheSHBA-tëTurqia

TË LIDHURA

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

22:57 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla
Bota

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave
Bota

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025
Next Post
Guardiola mban vendin e parë, Mourinho…

Guardiola mban vendin e parë, Mourinho...

Çelësi që hap ADN-në quhet “PAX7”

Çelësi që hap ADN-në quhet “PAX7”

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com