Politika nacionaliste në Itali dhe e trumbetuar akoma më shumë nga partia “Lidhja e Veriut” mund të jetë me pasoja të mëdha për shqiptarët, pasi kandidati i kësaj partia ka premtuar masa të rrepta ndaj emigrantëve-shkruan Tirana Today.
Zgjedhjet e parashikuara për t’u mbajtur në mars në Itali, po shoqërohen me debate të shumta, pasi janë shumë probleme që kanë shqetësuar vazhdimisht zgjedhësit italianë. Partitë italiane kanë shpejtuar të lëshojnë akuza të forta ndaj kundërshtarëve, për mënyrën se si janë trajtuar politikat sociale ndaj qytetarëve.
Gara retorike mes kandidatëve është shumë e fortë, ndërsa përpiqen që të marrin vëmendjen dhe të bindin zgjedhësit për të votuar programin e tyre në zgjedhjet e 4 marsit. Partia “Lidhja e Veriut” e ka shpallur kandidatin e saj për kryeministër dhe ky Matteo Salvini, ku retorika e tij është shumë kritike ndaj të huajve që jetojnë dhe veprojnë në Itali-shkruan Tirana Today.
Në programin elektoral të tij, theksohet fort çështja e emigrantëve ndërsa shprehet se nëse do dalë fitues, do të dëbohen 500 mijë persona nga Italia.
“Synojmë të largojmë gjysmë milion emigrant të parregullt, të cilët aktualisht janë në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative dhe ligjore”-shprehet ai.
Këtë deklaratë ai e bazon në arsyetimin se nuk po manifeston sjellje raciste, por po analizon situatën aktuale ku beteja me emigracionin informal është shumë e dobët. Ai tha se nuk është e drejta e të huajve, të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në vend, ndërsa theksoi se miliona italianë jetojnë në vështirësi ekonomike, por ndërkohë ai ka dhënë edhe një arsye të fortë se kultura italiane rrezikon të zhduket nga lëvizjet e pakontrolluara–shkruan ilsussidiario.ne
Deklaratat e Matteo Salvini janë kritikuar me forcë nga kundërshtarët e tij politikë, që sipas tyre, këto janë justifikime nga partia e tij duke shtuar se ai po tenton të nxisë ndjenja raciste. Nëse zgjedhësit italianë do t’i japin të drejtë për të drejtuar qeverinë, atëherë kjo do të jetë më pasoja të mëdha për shumë shqiptarë të cilët prej vitesh ndodhen në Itali. TIRANA TODAY